FIER | ELDI NURE U ARRESTUA; GJYKATA E FIERIT I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”, PËR VEPRËN PENALE “GODITJA PËR SHKAK TË DETYRËS” E KRYER NË BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Eldi Nure, me moshë 38 vjeç.
Njoftim | Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.
38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments