top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AIDA DEMI U SHKARKUA NGA FUNKSIONI I DREJTORESHËS SË KADASTRËS NË SARANDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 12, 2024
  • 1 min read

Sarandë, Shqipëri | Znj. Aida Demi, u shkarkua nga funksioni i Drejtoreshës së Kadastrës në Sarandë.

Shkak për shkarkimin e znj. Demi, nga funksioni i saj administrativ, dyshohet se u bë shkelja e dispozitave ligjore në fuqi, gjatë ushtrimit të detyrës.

Znj. Demi mori detyrën në muajin shtator të vitit 2021, pas dorëheqjes së z. Andri Dhima.

Një emision hulumtues ka denoncuar se familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi, ka përfituar tokë, që më parë ka qenë det.

Hoteli buzë detit, i ndërtuar nga familjaret e znj. Aida Demi, mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte, dhe u kthye në tokë. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page