top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENTURA SHQIPTARE E KRIMIT ORDINER MBAN VENDIN E PARË PËR SHKELJE PENALE NË ZVICËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 21, 2024
  • 2 min read

Bernë, Zvicër | Zvicra aktualisht ka 89 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale me 7196 vende akomodimi për të dënuarit.

 

Burgu më i vogël ka 5 të burgosur kurse më i madhi ka 399 të burgosur.

 

Sipas EDI seksioni i krimit dhe ligjit penal, nga 7196 vende sa ka në 89 burgjet zvicerane, 86% janë të mbushura apo 6445 të burgosur vuajnë dënimin aktualisht.

 

Në qelitë e Zvicrës, vendin e parë për nga të dënuarit e mbajnë shqiptarët nga Shqipëria, nëse i referohemi numrit të të huajve të dënuar, të cilët, në qelitë e burgut mbajnë edhe flamurin kuqezi.

 

Janë 3196 qytetarë shqiptarë të Shqipërisë në Zvicër rezultojnë të regjistruar. Nga këta, vuajnë dënimin në burgje 285 prej tyre.

 

Shqiptarët vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale nga vrasjet deri tek ato për krime të tjera si trafik droge, prostitucion, vjedhje, kontrabandë e vepra tjera penale, kumtohet nga burime mediatike duke u mbështetur në të dhënat e Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë dhe të Departamentit Federal të Punëve të Brendshme (EDI) në Bernë.

 

89 burgjet e Zvicrës.

1- Shqipëria me 3196 qytetarë në Zvicër, në burgje ka 285 prej tyre.

 

2- Serbia me 58970 qytetarë në Zvicër, në burgje ka 76 persona.

 

3- Kosova me 300000 qytetarë në Zvicër ka vetëm 58 qytetarë të saj në burgje. Këta të dënuar vuajnë dënimin me burg nga 3 deri ne 20 vite.

 

Por, në Zvicër ka të burgosur edhe me dënime të përjetshme. Për shembull në vitin e kaluar në burgjet zvicerane janë 30 persona që kanë marrë burg të përjetshëm (27 meshkuj dhe tri femra).

 

Prej tyre gjysma janë vendas dhe të tjerët të huaj. Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI) bën të ditur se në Zvicër nga 6445 veta të ndaluar gjithsej, prej tyre, 4578 ishin me shtetësi të huaj (71%).

 

Nga viti 2019 deri sot rreth 7000 të dënuar që nuk kanë pasaportë zvicerane janë urdhëruar të largohen nga vendi.

 

Gjykatat do të depërtojnë 60% të kriminelëve të huaj jashtë vendit, në vendin e tyre të origjinës ku qindra kriminelë do të dërgohen edhe në drejtim të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page