AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE EKZEKUTOI VENDIMET E GJYKATËS PËR 5 POLICË | EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 1, 2024
- 3 min read
Tiranë, Shqipëri | Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore (Fier-Berat), ekzekutoi vendimet penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier të shqiptuara ndaj 5 punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të:
1- “Shpërdorim i detyrës”.
2- “Falsifikim i dokumentave”.
Kumtohet se ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, janë shqiptuar masat e:
1- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
2- “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Punonjësit e Policisë së Shtetit të pezullaur janë:
1- Komisari Emin Harizi.
2- Nënkomisari Dritan Veliu.
3- Nënkomisari Vasillaq Thomanasto.
4- Nënkomisari Ervis Balla.
5- Nënkimisari Flatun Hoxha.
Sipas akteve hetimore të sipërcituarit gjatë kryerjes së detyrave funksionale në strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”, duke paraqitur fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejet e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor.
Njoftimi | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave, si më poshtë vijon;
– Komisar E. H., me detyrë Shef Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
– Nënkomisar D. V., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Durrës, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, aktualisht mban detyrën e Specialistit për Rendin, në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Kukës, në DVP Kukës.
– Nënkomisar V. TH., me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
– Nënkomisar E. B., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
– Nënkomisar F. H., me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2023, hetuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky procedimi penal është ndjekur duke përdorur metoda të posacme të hetimit, nga ku u dokumentua me prova se punonjësit e policisë të sipërpërmendur, gjatë kryerjes së detyrës funksionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”, duke paraqitur fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejen e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor, thuhet në një njoftim të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments