top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) FILLOI HEQJEN E VIZAVE PËR TË HUAJ | AVOKATËT E HARVARDIT DHE QEVERIA NË GJYKATË SOT NË BOSTON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata Tramp (Trump) ka filluar procesin formal për të anuluar (revokuar) të drejtën e Harvardit për të pritur studentë ndërkombëtarë, një veprim që duket se synon të shpërbëjë një padi që universiteti ngriti javën e kaluar për të kundërshtuar këtë veprim.

 

Avokatët e Departamentit të Drejtësisë informuan sot një gjykatës federal se Departamenti i Sigurisë Kombëtare i ka dërguar universitetit një njoftim për Qëllimin e Tërheqjes nga Programi i Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit (SEVP).

 

Njoftimi pesëfaqësh, i dorëzuar ndërsa Harvardi është në mes të ceremonisë së diplomimit, rendit disa arsye pse qeveria synon t’i revokojë Harvardit të drejtën për të pranuar studentë ndërkombëtarë - duke përfshirë akuzat se universiteti nuk ka përmbushur kërkesat e raportimit në lidhje me studentët ndërkombëtarë dhe nuk po arrin të mbajë një mjedis të lirë nga dhuna dhe antisemitizmi - dhe i jep universitetit 30 ditë kohë për t’u përgjigjur me deklarata me betim ose prova të tjera.

 

Avokatët e qeverisë dhe të Harvardit do të përballen sot në gjykatë në Boston për një mosmarrëveshje që avokatët e universitetit thonë se u iniciua pa ndjekur procedurat federale për çertifikimin nga sistemi SEVP.

 

Seanca dëgjimore para gjyqtares federale Allison Burroughs, e cila, bllokoi urdhrin e presidentit Tramp (Trump) për viza më 22 maj, është planifikuar sot për në orën 10:30 të mëngjesit - sipas kohës së Bostonit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page