top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) DHE KATARI KËRKOJNË ARMËPUSHIM NË GAZË | NEGOCIATORI IZRAELIT RON DERMER DO TË JETË NË UASHINGTON TË HËNËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Administrata amerikane dhe Katari thuhet se po shtyjnë përpara një armëpushim në Gaza, duke besuar se momenti i armëpushimit të kësaj jave me Iranin duhet të përdoret për të punuar drejt ndalimit të armiqësive edhe në Rripin e Gazës.


Përpjekje për të rigjallëruar përpjekjet diplomatike, ndërsa në 24 orët e fundit janë numëruar dhjetëra viktima në sulmet e shtetit hebre në enklavën palestineze.


Imperativi tani është të shfrytëzojmë momentin, tani që jehonat makabre të bombave të hedhura mbi Teheranin dhe centralet bërthamore iraniane janë shuar, për t'u dhënë një shans negociatave.


Nëse nuk e përdorim këtë dritare mundësie dhe këtë vrull, do të jetë një mundësi e humbur, siç ka ndodhur së fundmi.


Nuk duam që kjo të ndodhë përsëri”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, në një intervistë me entin mediatik “France Press”.


Por entuziazmi është zbehur nga zyrtarë të lartë izraelitë të përfshirë në bisedimet për pengjet, të cilët, thonë se nuk e kuptojnë optimizmin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) se një armëpushim në Gaza mund të arrihet që javën e ardhshme.


Puna diplomatike po ecën me ritëm të shpejtë, megjithatë, duke pasur parasysh se Ministri për Çështjet Strategjike dhe negociatori kryesor i Izraelit, Ron Dermer, pritet të udhëtojë për në Uashington për bisedime me zyrtarë të lartë të administratës Tramp (Trump) që të hënën për të diskutuar për Gazën dhe Iranin, ndërsa një takim i ri ballë për ballë Tramp-Netanjahu pritet të zhvillohet në mesin e korrikut në kryeqytetin amerikan.


Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë intensifikuar dhe ndërprerë që në muajin mars.


Tavolina e negociatave është e lidhur ngushtë me çështjen e pengjeve: rreth pesëdhjetë izraelitë mbahen ende robër në Gaza dhe besohet se më pak se gjysma e tyre janë ende gjallë.


Më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke shkaktuar luftën që ka zgjatur 21 muaj, kishte 251.


Situata në Rripin e Gazës është në prag të kolapsit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page