top of page
E BARDHË SHIRIT.png

A MUND TË SHKURTOJË BRITANIA E MADHE SHPENZIMET E MBROJTJES?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13, 2024
  • 3 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Pas thashethemeve për një reduktim të mundshëm të investimeve britanike të mbrojtjes që mund të përfshinte programin GCAP/Tempest për një avion luftarak të gjeneratës së 6-të, i cili mbolli dyshime dhe pasiguri në shfaqjen ajrore të Farnbororut (Farnborough), më 30 korrik enti mediatik Kohërat Financiare (Financial Times) njoftoi se Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka kërkuar të gjithë furnizuesit kryesorë të saj për të identifikuar mundësitë për shkurtime të menjëhershme buxhetore.

 

Kjo është një shenjë e mëtejshme e presioneve financiare me të cilat përballet qeveria e re laburiste për të riparuar shpenzimet publike.

 

Ministria e Mbrojtjes u shkroi kontraktorëve të mbrojtjes më 5 gusht duke u kërkuar atyre që të përgjigjen me një sërë opsionesh së shpejti, në mënyrë që të ndihmonin për të kundërshtuar atë që ata e përshkruan si presion të rëndësishëm fiskal gjatë vitit, sipas disa njerëzve të njohur me këtë çështje.

 

Sipas entit mediatik FT, megjithëse kërkesa mund të çojë në vonesë të disa programeve të Mbrojtjes, letra thekson se ministria është veçanërisht e interesuar të mësojë rreth fushave ku mund të eliminojmë dyfishimet dhe humbjet për përfitim reciprok.

 

Një nga burimet konfirmoi duke shtuar se nuk kishte një listë kërkesash, por ata donin ide fillestare.

 

Letra drejtuar kompanive specifikonte se MM-ja duhej të bënte zgjedhje të vështira që përputheshin me objektivin e kësaj qeverie për të shpenzuar 2.5 përqind të PBB-së për Mbrojtje.

 

Çdo kursim duhej të siguronte ruajtjen e aftësisë ushtarake. Ndërsa kompanive u është kërkuar të përgjigjen së shpejti, diskutimet se si të zbatohen ndonjë kursim pritet të zhvillohen gjatë gjithë gushtit, tha një nga burimet për entin mediatik FT.

 

Kërkesa për shkurtime buxhetore është e ndarë nga rishikimi më i gjerë i shpenzimeve të mbrojtjes i nisur nga qeveria e re laburiste, e cila nuk e fsheh mundësinë e rritjes së taksave këtë vjeshtë.

 

Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves ka thënë se ajo duhet të mbyllë një vrimë fiskale prej 22 miliardë £ që ajo thotë se trashëgoi nga qeveria e mëparshme konservatore, e cila kishte nisur tashmë një seri kontrollesh dhe balancash në buxhetin e mbrojtjes.

 

Në vitin 2023, Zyra Kombëtare e Auditimit (Gjykata Britanike e Auditorëve) e përcaktoi programin e blerjes së pajisjeve të mbrojtjes si të papranueshëm, duke paralajmëruar se po përballej me vrimën e zezë më të madhe të një ministrie në më shumë se një dekadë.

 

NAO tha dhjetorin e kaluar se Ministria e Mbrojtjes vlerësoi një mungesë në buxhetin e saj për armë dhe pajisje të reja gjatë 10 viteve të ardhshme prej 16.9 miliardë £, e përkeqësuar më tej nga rritja e inflacionit.

 

Siç tha kancelari, qeveria ka trashëguar financat publike të cilat janë shumë më të këqija se sa pritej.

 

NAO konfirmoi gjithashtu deficitin më të madh ndonjëherë në planin e pajisjeve të mbrojtjes.

 

Kjo qeveri do të sigurojë mbrojtjen e Britanisë për të ardhmen dhe do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5 për qind të PBB-së sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

Me pak fjalë, në pritje të llogarive të sakta dhe shkurtimeve të mundshme të shpenzimeve ushtarake, horizonti prej 2.5 për qind të PBB-së që do t'i kushtohet Mbrojtjes nuk është më një angazhim konkret dhe imediat, por një objektiv që duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur, pa specifikuar se kur.

 

Jo një perspektivë emocionuese për një komb i cili, sipas udhëheqësve të tij ushtarakë, duhet të përgatitet për një luftë me Rusinë brenda pak vitesh dhe që sapo ka përsëritur përpjekjen maksimale financiare për të mbështetur Kievin.

 

Pas Gjermanisë, e cila tashmë ka ulur rritjen e shpenzimeve ushtarake, Britania e Madhe gjithashtu duhet të përballet me vështirësitë ekonomike, inflacionin dhe kostot e energjisë të shkaktuara gjithashtu nga pasojat e konfliktit në Ukrainë dhe ngecja me Moskën.

 

Për më tepër, kontradiktat shqetësuese rëndojnë shumë në debatin që u shfaq në shfaqjen ajrore të Faranborout (Farnborough).

 

Është një gjë të rishikohen shpenzimet e mbrojtjes për të identifikuar mbeturinat dhe dyfishimet dhe për këtë arsye të shpenzohen më mirë pa reduktuar ndarjet buxhetore dhe një tjetër gjë të vlerësohet se ku është e mundur të shkurtohet buxheti pa kompromentuar së tepërmi aftësitë operacionale.

 

Për më tepër, është e vështirë të kuptohet kuptimi i vërtetë i deklaratave që dalin nga qeveria britanike e udhëhequr nga z. Keër Starmër (Keir Starmer), e cila nga njëra anë pretendon se duhet të korrigjojë një vrimë të paprecedentë në shpenzimet ushtarake kombëtare dhe në pretendime të tjera se duan të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page