top of page
E BARDHË SHIRIT.png

A DO TA USHTROJË DONALD TRAMPI DETYRËN E PRESIDENTIT EDHE DUKE QENË NË BURG?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 21, 2023
  • 3 min read

ree

Nga z. Massimo Mazzucco. Situata në rastin e z. Tramp po evoluon në një mënyrë shumë groteske. Dy muaj më parë ishte aktakuza për aferën Stormy Daniels. Por kjo, siç duket, ishte vetëm një hap paraprak nga demokratët. Akuzat, në rastin e Stormy Daniels janë të brishta, për të mos thënë se i gjithë sistemi i prokurorisë rrezikon të shembet, përpara se të arrihet gjykimi aktual. Rasti i këtyre ditëve, megjithatë, është shumë më i rëndë: është në fakt aktakuza e parë e një ish-presidenti për një krim federal. Mbajtja e dokumenteve të klasifikuara në shtëpi, të cilat duhet të kishin mbetur në duart e qeverisë. Prandaj ai mund të akuzohet se ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Kjo, së bashku me faktin se ai mohoi t'i kishte ato dokumente kur juria e madhe i kërkoi t'i dorëzonte ato, i kthen veprimet e z. Tramp në një “pengim të drejtësisë”, me natyrë flagrante dhe të pamohueshme. Në realitet, janë 37 akuza penale që prokurori federal, Xhek Smith (Jack Smith), ka arritur të bashkojë kundër z. Tramp. Dhe vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm i Trump, z. Bill Barr, tha se “nëse vetëm gjysma e këtyre akuzave rezultojnë të vërteta, z. Tramp është i djegur”. Por këtu fillon aspekti grotesk i çështjes penale, sepse, edhe nëse z. Tramp do të dënohej, asgjë nuk e pengon atë të kandidojë për president. Dhe nëse ai madje burgoset, nuk ka asgjë në kushtetutën amerikane që thotë se një president nuk mund të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij pas hekurave. Është e qartë se kjo është një situatë paradoksale, e cila, nuk do të arrihet kurrë. Por, është vetëm për të shpjeguar se sa absurde është e gjithë komedia politiko-juridike e ngritur nga Shteti i Thellë (Deep State) për të hequr qafe një herë e përgjithmonë një telash si Donald Trampi. Natyrisht, në këtë pikë i mbetet vetëm një gjë për të bërë: të konsiderojë çdo sulm ligjor si një medalje për t'u ngjitur në gjoks, dhe të vazhdojë në ndërtimin e figurës së tij martire, në ndërtimin e së cilës ai është mjeshtër absolut. E sigurt është se rrezikojmë të shohim një zgjedhje absurde, me një kandidat tashmë të dënuar nga drejtësia, që lufton më shumë se çdo gjë tjetër për të shpëtuar lëkurën e tij, dhe tjetrin që lufton çdo ditë e më shumë, për të bashkuar dy argumente të kryqëzuara. Në të gjitha këto, subjekti i tretë mund të përfitojë, është Robert Kennedy Jr., i cili, me shumë gjasa, pas humbjes së zgjedhjeve paraprake demokrate kundër z. Biden, do të vendosë të kandidojë si kandidat i pavarur. Asnjë kandidat në historinë amerikane nuk ka shkuar ndonjëherë përtej 20%-it të votave, duke u paraqitur si kandidat i pavarur, dhe kjo sigurisht që do të kishte qenë një mundësi e shkëlqyer për dikë si Robert Kenedi i riu (Robert Kennedy Jr), për të kaluar këtë prag. Fatkeqësisht për të, djali i senatorit të vrarë në Los Anxhelos në 1968-ën, ka dy pengesa të mëdha: mungesë totale karizmi, dhe një problem nervor me kordat e zërit, gjë që e bën torturues dëgjimin e fjalimeve të tij. Megjithatë, ai do të kishte një sponsor të jashtëzakonshëm në favor të tij: Takër Karlsonin (Tucker Carlson), njeriu që arrin të kalojë njëqind milionë shikime në Twitter. Me pak fjalë, deri më tani shfaqja duket e sigurt: cirku vazhdon. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page