A DO TË NXISË URDHRI I PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) PËR TESTIME BËRTHAMORE NJË GARË GLOBALE?
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 5 min read

Nga znj/znjsh. Erin D. Dambeçër (Dumbacher).
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) postoi këtë javë në mediat sociale se kishte urdhëruar rifillimin e menjëhershëm të testimit të armëve bërthamore për shkak të programeve të testimit nga vendet e tjera.
Njoftimi shkaktoi shqetësim midis ekspertëve të politikave bërthamore për shkak të ndërprerjes së mundshme të asaj që ka qenë një moratorium më shumë se tre dekadash i testimit të eksplozivëve bërthamorë.
Lëvizja e Trampit (Trump) duket të jetë një përgjigje ndaj provës së publikuar së fundmi nga Rusia të një sistemi të shpërndarjes bërthamore, por ngre pyetje nëse presidenti dëshiron të rrezikojë të nxisë një garë të re globale për të testuar kokat bërthamore.
Çfarë fshihet pas njoftimit të papritur të Trump mbi testet bërthamore?
Trampi (Trump) postoi mesazhin e tij në mediat sociale vetëm pak minuta para se të takohej me Presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) për një samit që pritej të trajtonte një sërë çështjesh ekonomike dhe të sigurisë.
Edhe pse ishte gati të hynte në një dhomë me Shinë (Xi), Trampi (Trump) mund të ketë pasur në mendje Presidentin rus Vladimir Putin kur bëri deklaratën.
Rusia njoftoi të dielën - në një mjedis të destinuar për audiencën ndërkombëtare - se raketa e saj e re me energji bërthamore dhe e aftë të mbajë raketa bërthamore, Burevestnik/Skyfall, kishte udhëtuar dhe manovruar 7800 milje.
Ky sistem është projektuar për të gjetur dobësitë në mbrojtjen ajrore dhe atë që Trampi (Trump) shpreson të arrijë me projektin e tij të planifikuar Golden Dome, një përpjekje e gjerë për mbrojtje nga raketat me interceptorë tokësorë dhe hapësinorë.
Trampi (Trump) mund të ketë kërkuar një sinjal kundërpërgjigje për Putinin, jo për Kinën, megjithatë Kina do të përfitonte më shumë nga çdo rinisje globale e testimeve bërthamore, ndërsa zgjeron dhe modernizon programin e saj bërthamor.
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë të dhëna rreth armëve të tyre bërthamore sesa çdo shtet tjetër; testet e reja në të gjithë botën mund të përshpejtojnë programet e armëve bërthamore të shteteve të tjera.
Presidenti do të sfidonte gjithashtu një normë ndërkombëtare kundër testimit që përbën një pjesë të regjimit global të mospërhapjes.
Më shumë se 187 vende kanë nënshkruar Traktatin Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore; Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina po i përmbahen atij.
Ekziston një standard ndërkombëtar kundër testimit dhe veprimet e Shteteve të Bashkuara ka të ngjarë të kenë pasoja të paparashikuara jashtë vendit.
Çfarë përfshihet në testimin e armëve bërthamore?
Testimi i një koke bërthamore nuk është i njëjtë me testimin e një sistemi të shpërndarjes bërthamore.
Departamenti i Energjisë, historikisht, ka qenë përgjegjës për të parin.
Departamenti nuk ka kryer teste të drejtpërdrejta të kokave bërthamore që nga viti 1992.
Midis viteve 1945 dhe 1990, ShBA-ës kryen më shumë se një mijë shpërthime; shkencëtarët përdorin të dhënat dhe modelet kompjuterike nga ato teste sot pa shkaktuar ndonjë ndotje radiologjike në ose jashtë vendit të testimit.
Presidenti Xhorxh (George) HW Bush lëshoi një moratorium testimi në vitin 1992.
Nga ana tjetër, Departamenti i Mbrojtjes teston rregullisht sisteme që mund të mbajnë armë bërthamore, si testi i raketës balistike ndërkontinentale Minuteman III në Bazën Hapësinore Vandenberg në Kaliforni në maj.
Çdo vit që nga viti 1992, drejtorët e laboratorëve bërthamorë kombëtarë vërtetojnë se rezervat bërthamore të ShBA-ës janë të sigurta, të mbrojtura dhe efektive pa testime të drejtpërdrejta.
Kina dhe Rusia gjithashtu nuk kryejnë testime shpërthyese, megjithëse kanë vende ku mund të kryejnë testime, ashtu siç bëjnë Shtetet e Bashkuara në Nevada.
Rusia dhe Kina mund të kundërpërgjigjen nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë përsëri testimet, gjë që mund të minojë avantazhet e ShBA-ës.
Testimet shpërthyese, edhe nëse vetëm nëntokësore dhe jo në atmosferë, sjellin potencialin për lëshime të panevojshme radioaktive në vende në Nevada dhe jashtë vendit që nuk shërbejnë për qëllime sigurie kombëtare për Shtetet e Bashkuara.
Cila ka qenë politika e deklaruar e administratës për testimin?
Postimi i Trampit (Trump) përmbys atë që ishte politikë de facto e administratës.
Deri këtë javë, administrata aktuale ka mbështetur idenë se testimet bërthamore nuk janë të nevojshme.
Brandon Williams, në dëshminë e tij konfirmuese përpara se të bëhej nënsekretar i energjisë për sigurinë bërthamore këtë pranverë, i tha Kongresit se rezervat bërthamore të ShBA-ës janë të sigurta, të mbrojtura dhe të besueshme pa pasur nevojë të rifillojnë testimet shpërthyese bërthamore.
Ai tha se do të mbështeste Programin e fuqishëm të Administrimit të Stoqeve që siguron besueshmërinë, por i tha gjithashtu senatorit Xheki (Jacky) Rosen se vendimi nëse do të vazhdohet […] testimi super kritik do të ishte sigurisht mbi nivelin e pagës sime.
Ish-zyrtarët e administratës së parë Tramp (Trump) rekomanduan një rifillim të testimeve shpërthyese.
Robert O'Brien, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare nga viti 2019 deri në vitin 2021, shkroi në entin mediatik “Foreign Affairs” në verën e vitit 2024 se Shtetet e Bashkuara duhet të rifillojnë praktikën dhe përmendi nevojën për të ruajtur epërsinë teknike dhe numerike ndaj rezervave të kombinuara bërthamore kineze dhe ruse.
Por ekspertët bërthamorë si Xhefri Ljuis (Jeffrey Lewis) këshillojnë që Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se si funksionojnë armët bërthamore shumë më mirë sot sesa kur kryenin shpërthime bërthamore.
Nëse administrata e dytë Tramp (Trump) rifillon testimet bërthamore, Ljuis (Lewis) shkroi në entin mediatik “Foreign Affairs”, Rusia, Kina dhe shtetet në zhvillim e sipër të armëve bërthamore do të ndiqnin shembullin, do të mësonin nga testimet e tyre dhe do të përmirësonin aftësitë e tyre.
Vlen të përmendet se Projekti 2025, plani gjithëpërfshirës i Fondacionit Heritage për riorganizimin e qeverisë federale, i bëri thirrje presidentit të tregojë një gatishmëri për të kryer teste bërthamore në përgjigje të zhvillimeve bërthamore kundërshtare nëse është e nevojshme (dhe të udhëzojë Administratën Kombëtare të Sigurisë Bërthamore) që të kalojë në gatishmëri të menjëhershme për testime për t'i dhënë administratës fleksibilitet maksimal në reagimin ndaj veprimeve kundërshtare.
Ashtu si me nismat e tjera të Projektit 2025, administrata mund të jetë duke përqafuar këtë qëndrim bërthamor.
Çfarë duhet të kërkojnë vëzhguesit më pas në testimet bërthamore të ShBA-ës?
Departamentet e Energjisë dhe Mbrojtjes ende nuk kanë sqaruar se si mund të vazhdojnë ndryshimet në testimet bërthamore.
Nën Sekretarin Uilliams (Williams) dhe ekspertë të tjerë do të duhet të japin mendimin e tyre mbi deklaratën e presidentit.
Nëse administrata kërkon të ecë përpara me testimet shpërthyese, si mund të fillojnë laboratorët kombëtarë - aktualisht me fonde të pakta për shkak të mbylljes së qeverisë - një program testimi që kërkon shumë kohë dhe burime?
Sekretari i Energjisë Kris Rait (Chris Wright) njoftoi pushime nga puna në Administratën Kombëtare të Sigurisë Bërthamore më 20 tetor.
Ka mënyra të tjera për t'u kujtuar kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara forcën e aftësive të ShBA-ës pa testime shpërthyese.
Nëse presidenti synon të sinjalizojë forcën dhe dëshiron që Departamenti i Mbrojtjes ta bëjë këtë, komandantët ushtarakë dhe profesionistët e politikës mund të ofrojnë zgjidhje krijuese pa rrezikun e pasojave radiologjike, pa i ofruar një avantazh programit bërthamor në zgjerim të Kinës dhe pa rrezikun e një gare të re globale për të testuar armët bërthamore.
*Znj/znjsh. Erin D. Dambeçër (Dumbacher) është bashkëpunëtore e lartë për sigurinë bërthamore në Stanton në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments