top of page
E BARDHË SHIRIT.png

6 PYETJE QË TAKËR KARLLSOUNI (TUCKER CARLSON) DUHET T'I KISHTE BËRË PUTINIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 9, 2024
  • 3 min read
ree

Nga Portali Politiko.

Bruksel, Belgjikë | Diktatori rus duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e kundërshtarëve, rishkrimin e historisë, dhe gënjeshtrat e tij të pacipa mbi Ukrainën.

Ndoshta ai u hoq aq shumë nga ekuilibri duke u tërhequr zvarrë në shekullin e 11-të në një përpjekje të ngatërruar për të portretizuar ukrainasit si rusë, sa harroi t'i bënte këto pyetje.

Ishte e kuptueshme që z. Takër Karllsoun (Tucker Carlson) mund t'i kishte dashur një ose dy momente, për t'u rikuperuar nga leksioni i pafund i historisë i çuditshëm i Vladimir Putinit, i cili, zgjati një të katërtën e takimit mamuth dy-orësh të transmetuesit mashtrues me liderin rus.

Karllsouni (Karlson) i ndershëm mbeti qartë i tronditur nga leksioni 30-minutësh i pseudo-historianit kryesor të Rusisë, duke ndërhyrë në një moment: “Të kërkoj falje. Mund të na thoni në cilën periudhë…? Po humbas gjurmët se ku jemi në histori?

Ndoshta ai u hoq aq jashtë ekuilibrit duke u tërhequr zvarrë në shekullin e 11-të, në një përpjekje të ngatërruar, për të portretizuar ukrainasit si rusë, sa harroi të bënte këto pyetje:

1) Duket se jeni i magjepsur nga historia dhe keni porositur një kurrikulë të re zyrtare të historisë për nxënësit e shkollës ruse.

Pse atëherë po burgosen historianë të besueshëm rusë, si kronisti i epokës së Stalinit, Juri (Yuri) Dmitriev, për ato që Bashkimi Europian thotë se janë akuza të sajuara?

Historiani rus Anatoli (Anatoly) Razumov, i cili, gjithashtu ka punuar për dekada, për të identifikuar ata që u vranë nga xhelatët e Stalinit, thotë se autoritetet tuaja e kanë kthyer orën pas në epokën komuniste, dhe po e armatizojnë historinë. A nuk është rasti që po rishkruani historinë për qëllime politike?

2) Pse nuk do të lejoni që kandidatë seriozë dhe të besueshëm të konkurrojnë kundër jush në zgjedhje?

Figurat e opozitës dhe kritikët e hapur duket se kanë një zakon të keq për t'u vrarë, si z. Boris Nemtsov, i cili, u qëllua disa herë pranë Sheshit të Kuq, ose duke u helmuar dhe duke përfunduar në burg si z. Aleksi Navalni (Alexei Navalny).

Së paku, ky është një model fatkeq që sugjeron se nuk keni kontroll, dhe në rastin më të keq, sugjeron që e gjithë kjo është e orkestruar. A jeni ju përgjegjës për këto vrasje, vdekje dhe burgosje?

3) A u habitët kur miku juaj i vjetër i Shën Petersburgut, shefi mercenar i Grupit Uagner (Wagner), z. Jevgeni (Yevgeny) Prigozhin u kthye kundër jush?

Ju thatë pas rrëzimit të avionit se ai u vra në faktin se ai “bëri gabime të rënda në jetën e tij”. Cilat ishin ato gabime, dhe a ishte kritika më e madhe për ju dhe gjeneralët tuaj për zhvillimin e luftës kundër Ukrainës? E urdhërove vdekjen e tij?

4) Qindra gazetarë rusë janë detyruar në mërgim, për të vazhduar të raportojnë për luftën tuaj kundër Ukrainës. A nuk është rasti që nuk mund të toleroni një media të pavarur?

5) Ju jeni krenarë për raketën e re hipersonike të Rusisë, por, ajo është rrënuar gjithashtu, nga disa vdekje dhe arrestime të shkencëtarëve, të përfshirë në program.

Në fakt, të paktën një duzinë shkencëtarësh janë arrestuar, dhe tre kanë vdekur në rrethana të çuditshme. Si e shpjegoni këtë?

6) Në vitin 2014, ju mohuat se kishit ndonjë lidhje me burrat e maskuar të armatosur që u shfaqën papritur në Krime - të mbiquajtur nga media perëndimore “burrat e vegjël të gjelbër”.

Më vonë ju këmbëngulët se nuk kishte ndërhyrje të para-planifikuar ruse - ishte e gjitha spontane.

Më pas ju pranuat se forcat speciale ruse ishin të përfshira në ngjarjet që çuan në aneksimin e paligjshëm të Krimesë.

Në prag të pushtimit të shkurtit 2022, Kremlini dhe ministri juaj i jashtëm mohuan se Rusia kishte ndonjë plan apo qëllim për të pushtuar.

Në prill 2022 ju thatë se imazhet dhe pamjet e trupave të vdekur të shpërndarë në qytetin ukrainas të Buças (Bucha) ishin të rreme, dhe mohuat që ushtarët rusë të kryenin ndonjë mizori në qytetin në veri të Kievit, pavarësisht dëshmive të dokumentuara për të kundërtën.

Me atë histori, pse dikush duhet të besojë çdo gjë që thua tani?

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page