5 TË VDEKUR (PËRFSHIRË 3 GAZETARË) NGA NJË SULM I FORCËS MBROJTËSE TË IZRAELIT MBI NJË AUTOMJET | U KONSIDERUAN OPERATIVË ME NJË DRON TË ORGANIZATËS TERRORISTE HAMAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 21
- 1 min read

Gazë | Disa media palestineze dhe agjencia franceze e lajmeve “Afp” raportuan se një makinë u godit nga një sulm ajror izraelit në Gazën qendrore, duke vrarë pesë (5) veta, përfshirë disa gazetarë.
Sipas agjencisë franceze, tre (3) gazetarë u vranë, përfshirë një gazetar të pavarur që më parë kishte punuar me agjencinë “Afp”.
Fillimisht Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) nuk komentoi.
Sipas mediave arabe, viktimat janë fotoreporterët Abed Shaat dhe Anas Ghoneim, dhe korrespondenti Muhammad Kashta (Qashta), i cili, gjithashtu punonte për një agjenci humanitare të qeverisë egjiptiane.
Të tre po filmonin një kamp të ngritur në zonën al-Zahra të Rripit të Gazës qendrore nga Komiteti Egjiptian i Ndihmës.
Sipas burimeve palestineze, të tre po udhëtonin në një xhip në pronësi të Komitetit.
Një video e publikuar nga një gazetar palestinez tregoi se xhipi mbante emblemën e Komitetit.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite më vonë komentoi mbi sulmin në Rripin qendror të Gazës që vrau pesë (5) veta, duke shpjeguar se IDF-ja identifikoi disa të dyshuar që po përdornin një dron të Hamasit që përbënte kërcënim për trupat dhe qëlluan drejt automjetit.
“Detajet - shpjegoi IDF - janë ende duke u analizuar”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments