5 GËNJESHTRA DHE 1 E VËRTETË NGA INTERVISTA E PUTINIT ME TAKËR KARLLSOUNIN (TUCKER CARLSON).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10, 2024
- 4 min read
Nga z. Sergei Gorjashko (Sergey Goryashko)*.
Bruksel, Belgjikë | Sa - nëse ka - nga ato që tha presidenti rus Vladimir Putin në intervistën e tij me z. Takër Karllsoun (Tucker Carlson) mund të besojmë?
Z. Putin, në fund të fundit, përpiqet të kujtojë bisedën e tij të fundit me homologun e tij në Shtetet e Bashkuara, presidentin Xhëu Baidn (Joe Biden) - megjithatë mund të citojë me saktësi historinë ruse të 400 viteve më parë.
Ne dëgjuam rrëfimtaritë (narrativat) historike të z. Putin dhe justifikimet për pushtimin për të kërkuar kontradikta, pasaktësi… dhe ndoshta edhe disa të vërteta.
Çfarë tha ai: “Nuk është se Amerika do të niste një sulm të befasishëm ndaj Rusisë. Nuk e thashë këtë.”
Pse e ka gabim: Ai e tha këtë.
Z. Putin e justifikoi pushtimin e Ukrainës duke pretenduar një kërcënim nga SHBA, duke deklaruar vetëm tre ditë para fillimit të luftës: “Ne e dimë gjithashtu se kush është kundërshtari kryesor i SHBA-së dhe NATO-s - është Rusia. Në dokumentet e NATO-s, vendi ynë zyrtarisht dhe drejtpërdrejt shpallet kërcënimi kryesor për sigurinë euroatlantike. Dhe Ukraina do të shërbejë si baza e avancuar për një sulm të tillë.”
Kush i ndaloi bisedimet e paqes?
Çfarë tha ai: “Presidenti i Ukrainës ka ligjësuar një ndalim të negociatave me Rusinë.”
Pse e ka gabim: Presidenti Volodimir Zelenski nënshkroi një dekret që ndalon negociatat veçanërisht me z. Putin, jo Rusinë si vend.
“Me këtë president rus është e pamundur. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Ne jemi gati për dialog me Rusinë, por me një president tjetër”, tha z. Zelenski.
Z. Putin, megjithatë, percepton se ai vetë është përfaqësuesi i vetëm legjitim i Rusisë. Zyrtarët e tij kryesorë ndajnë të njëjtën ndjenjë: “Nuk ka Rusi sot nëse nuk ka Putin”, tha z. Vjaçesllav Volodin (Vyacheslav Volodin), kreu i dhomës së ulët të parlamentit rus.
Pse u shemb Bashkimi Sovjetik?
Çfarë tha ai: “Rusia madje ra dakord vullnetarisht dhe në mënyrë proaktive për rënien e Bashkimit Sovjetik. … Në fund të fundit, rënia e ish-Bashkimit Sovjetik u iniciua efektivisht nga udhëheqja ruse.”
Pse e ka gabim: Ish-presidenti rus Boris Jelcin ishte një nga tre nënshkruesit e Marrëveshjes së Belovezha-s, në muajin dhjetor të vitit 1991, e cila, shpalli shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS).
Por rënia e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS) ishte kryesisht për shkak të betejave të brendshme politike dhe ekonomike, me disa republika sovjetike që shpallën pavarësinë kundër dëshirës së Moskës.
Kush e ka propagandën më të fuqishme?
Çfarë tha ai: “Në luftën e propagandës, është shumë e vështirë të mposhtni Shtetet e Bashkuara, sepse Shtetet e Bashkuara kontrollojnë të gjitha mediat e botës, dhe shumë media europiane. Përfituesit përfundimtarë të mediave më të mëdha europiane janë institucionet financiare amerikane.”
Pse e ka gabim: Kompanitë më të mëdha të mediave të lajmeve janë në pronësi private, dhe funksionojnë pa kontroll të drejtpërdrejtë të qeverisë, në kontrast me peizazhin mediatik të kontrolluar nga shteti në Rusi. Televizioni shtetëror rus dhe agjencitë kryesore të lajmeve atje janë pronë e qeverisë, dhe Kremlini kontrollon mediat e tjera, ose shkatërron ato që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë.
Në vitin 2023, autoritetet ruse hodhën pas hekurave 28 gazetarë, sipas Reporterëve pa Kufi.
Midis tyre ishin dy shtetas amerikanë: korrespondenti i gazetës maerikane “Wall Street Journal”, Evan Gershkoviç (Gershkovich), i akuzuar për spiunazh; dhe gazetarja ruso-amerikane Alsu Kurmasheva, që punon për Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, e akuzuar për dështimin e regjistrimit si “agjente e huaj”.
Në lidhje me z. Evan Gershkoviç.
Çfarë tha ai: “Nëse një person merr informacion të fshehtë (sekret), dhe e bën atë në mënyrë konspirative, atëherë kjo cilësohet si spiunazh. Dhe pikërisht këtë po bënte. Ai po merrte informacione të klasifikuara konfidenciale, dhe e bëri atë fshehurazi.”
Pse e ka gabim: gazeta WSJ ka mohuar me forcë arrestimin e z. Gershkoviç në Jekateringurg (Yekaterinburg) dhe akuzat kundër tij.
Z. Putin akuzoi z. Gershkoviç për spiunazh, pa dhënë prova për pretendimet e tij se FSB-ja e kapi gazetarin “me presh në dorë”.
Fuqia e vërtetë e Rusisë (por kush e tha në të vërtetë këtë?)
Çfarë tha ai: “Perëndimi ka më shumë frikë nga një Kinë e fortë, sesa nga një Rusi e fortë, sepse Rusia ka 150 milionë banorë, dhe Kina ka 1.5 miliardë banorë. Siç e tha dikur Bismarku, potencialet janë më të rëndësishmet.”
Pse ka të drejtë (pothuajse): Pranimi i Putinit se Perëndimi i frikësohet një Kine të fortë, më shumë sesa një Rusie të fortë, pasqyron një vlerësim realist të dinamikës së fuqisë gjeopolitike.
Megjithatë, citimi i tij i Otto von Bismarkut për të mbështetur argumentin e tij është i diskutueshëm; POLITICO nuk mund të konfirmonte që Bismarku të bënte deklaratën që përdori z. Putin.
Megjithatë, z. Putin i pëlqen të përdorë citate të rreme.
Në dhjetor 2023, z. Putin citoi Bismarkun të thoshte se “luftërat nuk fitohen nga gjeneralët, por nga mësuesit e shkollave dhe priftërinjtë e famullisë”, megjithëse Bismarku nuk e tha kurrë këtë.
*Sergey Goryashko është pritur në POLITICO nën programin e rezidencës EU4FreeMedia të financuar nga Bashkimi Europian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments