31 VJET MË PARË (5 DHJETOR 1994) UKRAINA NËNSHKROI “MEMORANDUMIN E BUDAPESTIT” | HOQI DORË NGA ARMËT BËRTHAMORE (ISHTE FUQIA NR. 3 NË BOTË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Budapest, Hungari | 31 vjet më parë, më 5 dhjetor 1994, Ukraina nënshkroi “Memorandumin e Budapestit”.
Hoqi hoqi dorë nga arsenali i tretë më i madh bërthamor në botë në këmbim të garancive të sigurisë.
Njëzet vjet më vonë, në vitin 2014, një nga ata garantues (Rusia) u bë agresor.
“Memorandumi i Budapestit” kishte për qëllim t'u ofronte garanci sigurie tre shteteve që braktisën vullnetarisht armët e tyre bërthamore, që ishin Ukraina, Bjellorusisa dhe Kazakistani.
Këto vende i çmontuan arsenalet e tyre bërthamore në këmbim të premtimeve për integritet territorial dhe sovranitet nga fuqitë bërthamore të botës.
Por memorandumi nuk u ratifikua kurrë, nuk përmbante mekanizma zbatimi dhe nuk kishte forcë të vërtetë ligjore.
Kur erdhi momenti kritik, premtimet e mëdha rezultuan të ishin pak më shumë se letër pa fuqi detyruese.
Sot, Memorandumi i Budapestit shihet si një nga shembujt më të qartë të asaj që ndodh kur garancitë e forta të sigurisë shkëmbehen me formulime diplomatike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments