30 NËNTOR 1876 | ARKEOLOGU HENRISH SHILMAN (HEINRICH SCHLIEMANN) ZBULOI MASKËN E ARTË TË AGAMEMNONIT
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 30, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | 30 nëntor 1876: Arkeologu Henrish Shilman (Heinrich Schliemann) zbuloi maskën e artë të Agamemnonit në Mikenë (Mycenae), në Greqi, që daton në shekullin e 16 para Krishtit.
Edhe pse Shilmani (Schliemann) e lidhi maskën me mbretin Agamemnon - i cili, ishte mbret gjatë luftës së Trojës, i famshëm në epikat e Homerit - ekspertë të tjerë nuk ishin të bindur dhe vazhdojnë të debatojnë këtë zbulim.
Gërmimet e Shilmanit (Schliemann) në Mikenë (Mycenae) zbuluan një vend varrimi mbretëror, dhe gjithashtu, vërtetuan praninë historike të mikenasve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments