16-VJEÇARI AKUZOHET PËR TERRORIZËM PËR GODITJEN ME THIKË NË KISHË | AKTI KRIMINAL NË AUSTRALI QË SHKAKTOI TRAZIRA SHOQËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 20, 2024
- 2 min read
Sideni, Australi | Një 16-vjeçar u akuzua për terrorizëm të enjten, për një goditje me thikë, që ndodhi të hënën, në një kishë në Sydnei, Australi.
Djali, i cili ishte i njohur për policinë, hyri në kishën Krishti dhë Gud Shepërd (Christ the Good Shepherd), në Ueiklei (Wakeley) gjatë një ngjarje të transmetuar drejtpërdrejt dhe sulmoi peshkopin dhe disa adhurues.
Sipas policisë, ekstremizmi fetar ishte një motiv i mundshëm pas sulmit.
Pasi shkelësi u kap, një turmë e madhe u krijua jashtë kishës duke kërkuar që policia të largohej.
Kur turma u ndez më shumë, policia vendosi asetet e saj për t'i vënë “fre”, gjë që çoi në trazira në shkallë të gjerë.
Këto trazira panë arrestimin e mëtejshëm të disa personave, dëmtime të mëdha si në zonën përreth ashtu edhe në pajisjet e policisë në zonë, dhe rreth 51 oficerë të plagosur, për shkak të sulmeve nga turma.
Trazirat janë ende nën hetimin e policisë pasi ata kanë identifikuar persona me interes që ata besojnë se ishin nxitësit kryesorë.
Viktima më e shquar e sulmit të tij ishte peshkopi Mar Mari Emmanuel, një peshkop i njohur vendas.
Kisha e tij postoi në mediat sociale se ai e ka falur sulmuesin e tij dhe shpreson që drejtësia të vihet nga policia.
Ajo gjithashtu u kërkoi anëtarëve të komunitetit të saj që të lejojnë të ketë një zgjidhje paqësore të situatës.
Kjo është goditja e dytë me thikë që ndodh në Australi gjatë shtatë ditëve të fundit, me një burrë që u qëllua për vdekje nga policia, pasi vrau gjashtë veta, në një qendër tregtare në fund të javës së kaluar.
Kjo e ka lënë Australinë të tronditur pasi natyra publike e këtyre veprave ka tronditur kombin.
Në një intervistë, kryeministri Entëni Ellbënis (Anthony Albanese) diskutoi gjendjen e fundit të ngjarjeve, dhe bëri thirrje për qetësi dhe besimin e publikut në hetimin e autoriteteve penale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















