top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “UJI I FERRIT” (UJI I FTOHTË); VLORË | JULIAN TORO U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Lagjja “Uji i Ferrit” (Uji i Ftohtë), Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Julian Toro, me moshë 47 vjeç.


Njoftim | Vlorë.


Finalizohet operacioni i koduar “Lidhja”.


Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”.


Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, vihet në pranga 47-vjeçari me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.


Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.


Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në këtë konflikt.


Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, u parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page