PRISHTINË | GJYQTARI AVDIRRAHMAN GASHI U ARRESTUA.


Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Avdirrahman Gashi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën Themelore Prishtinë (Dega Lipjan).
Ai konsiderohet i përfshirë në shpërdorim detyre.
Njoftim | Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprën penale për të cilën është ndërmarrë masa e arrestimit.
Për shkak të integritetit të procesit hetimor dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, autoritetet kanë bërë të ditur se në këtë fazë nuk mund të japin detaje të tjera për rastin, u tha ndër të tjera në një njoftim zyrtar.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments