PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PËRGËZOJ UDHËHEQËSIN E OPOZITËS HUNGAREZE PITËR MAGIAR (PETER MAGYAR) DHE PARTINË TISZA PËR FITOREN DËRRMUESE; JAM GATI PËR BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski përgëzoi udhëheqësin e opozitës Pitër Magiar (Peter Magyar) dhe partinë Tisza për fitoren e tyre dërrmuese.
Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), Presidenti Zelenski shkroi se është e rëndësishme kur mbizotëron një qasje konstruktive.
Ukraina gjithmonë ka kërkuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjithë në Evropë dhe ne jemi të gatshëm të përparojmë bashkëpunimin tonë me Hungarinë.
Evropa dhe çdo komb evropian duhet të forcohen, dhe miliona evropianë kërkojnë bashkëpunim dhe stabilitet.
Ne jemi të gatshëm për takime dhe punë të përbashkët konstruktive në të mirë të të dy kombeve, si dhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments