top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IRAN | AUTORITETET LEJUAN KALIMIN E ANIJEVE CISTERNË IRAKIANE TË NAFTËS NËPËR NGUSHTICËN E HORMUZIT PAS VIZITËS SË KRYETARIT TË PARLAMENTIT IRANIAN MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF NË BAGDAD.
Teheran, Iran | “Irani u ka dhënë leje të posaçme disa anijeve cisternë irakiane të naftës për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, pas kërkesave të përsëritura nga Bagdadi”. Kështu raportoi agjencia zyrtare e lajmeve “Irna”. Iraku e kishte ngritur çështjen përmes kanaleve të ndryshme dhe sigurimi i kalimit të anijeve cisternë të naftës ishte një nga kërkesat kryesore të Bagdadit gjatë vizitës së fundit në Irak nga kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf. Ng
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: ERDOGANI ËSHTË DIKTATOR ANTISEMIT; IZRAELI ËSHTË E VETMJA DEMOKRACI NË LINDJEN E MESME.
Jeruzalem, Izrael | “Erdogani është një diktator antisemit që masakroi kurdët, u dha strehim terroristëve të Hamasit, pushtoi gjysmën e Qipros dhe burgosi një numër rekord gazetarësh dhe kundërshtarësh politikë. Tani po përpiqet ta zgjerojë agresionin e saj kundër Izraelit në Siri. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit, të vetmes demokraci të vërtetë në Lindjen e Mesme, nuk do të ketë sukses”. Kë
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: ËSHTË MË MIRË TA PËRFUNDOJMË LUFTËN SOT NGA NJË POZICION FORCE.
Teheran, Iran | “Është më mirë ta përfundojmë luftën sot, kur jemi në një pozicion force dhe dinjiteti dhe e gjithë bota e njeh fitoren tonë dhe thekson se Amerika, duke shkelur të gjitha rregullat, ka sulmuar shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tonë dhe është e urryer në të gjithë botën”. Kështu tha presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian, në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të Shoqatës Islamike të Shoqërisë Mjekësore Iraniane, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Isna”
Agjencia Telegrafike Vox
IRANI PO VLERËSON GODITJEN E OBJEKTIVAVE USHTARAKE AMERIKANE NË EVROPË NË RAST TË NJË PËRSHKALLËZIMI ME SHBA-ës.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Irani ka shqyrtuar sulmin ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropën Jugore dhe Juglindore nëse Presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë konfliktin”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times” (Kohërat Financiare), duke cituar dy subjekte të afërt me regjimin e Teheranit. Sipas burimeve të gazetës, forcat iraniane kanë shqyrtuar sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar aut
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRIA E JASHTME: MOHOJMË KATEGORIKISHT LËSHIMIN E RAKETAVE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE.
Teheran, Iran | “Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei, mohoi se Teherani ishte përgjegjës për sulmin e sotëm me raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Emirateve të Bashkuara Arabe se Irani qëlloi me raketa vendin e tyre, duke shprehur keqardhje për akuzat e bëra ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe duke e quajtur një sjellje të tillë në kundërshtim me parimin e fqinjësisë së mirë dhe të dëmshme për përpjekjet e vazhduesh
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | MINISTRIA E JASHTME: PEZULLOJMË TRANSAKSIONET TREGTARE DHE FINANCIARE ME IRANIN.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | “Drejtoresha e Departamentit të Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Afra Al Hameli, theksoi se, në dritën e përshkallëzimit rajonal që minon paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, të gjitha transaksionet tregtare, financiare dhe tregtia me Iranin janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm”. Kështu u njoftua me anë të një deklarate nga ministria e Jashtme. “Drejtoresha Al Hameli gjithashtu përsëriti se Emiratet
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | ZYRA E KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU: MARRIM PËRGJEGJËSINË PËR SULMET NË SIRI; SI SHKAK AUTORIZIMI PËR VENDOSJEN E TRUPAVE TURKE PRANË ALEPOS.
Jeruzalem, Izrael | Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu mori përgjegjësinë për sulmin ndaj një baze ajrore në Siri në një deklaratë të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Izraeli dhe Siria kishin rënë dakord të ruanin status quo-në e sigurisë, të cilën Siria ishte në prag të shkeljes duke lejuar trupat turke të vendoseshin në një bazë ajrore pranë Alepos. Izraeli e ka paralajmëruar vazhdimisht Sirinë se një vendosje e tillë do të përbënte një kërcënim për sigurinë
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | MINISTRIA E MBROJTJES: IRANI LËSHOI DY RAKETA BALISTIKE.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë akuzuar Iranin për lëshimin e dy raketave balistike në territorin e tyre, asnjëra prej të cilave nuk ka goditur. “Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe zbuloi dy raketa balistike të lëshuara nga Irani drejt vendit, e para prej të cilave ra jashtë ujërave territoriale, ndërsa e dyta ra brenda ujërave territorial”. Kështu u tha në një deklaratë. Që kur memorandumi i mirëkuptimit Iran-ShBA hyri në fuq
Agjencia Telegrafike Vox
SIRI | FORCA AJRORE IZRAELITE SULMOI NJË AEROPORT USHTARAK.
Damask, Siri | “Siria akuzon Izraelin për sulmin ndaj një aeroporti në provincën veriperëndimore të Idlibit”. Sipas entit mediatik izraelit “Times of Israel”, ky do të ishte sulmi i parë i këtij lloji nga Forca Ajrore Izraelite që nga marsi i kaluar. Ky veprim është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, i dërguari special i të cilave për Sirinë, Tom Barrak (Barrack), e quan përshkallëzim të panevojshëm që nuk nxit stabilitetin rajonal, duke shpjeguar në vend të kësaj se Uashingt
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | NJË ANIJE U GODIT NË NGUSHTICËN E HORMUZIT; NJË I PLAGOSUR.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Një anije e paspecifikuar u godit nga një predhë e paidentifikuar gjë që shkaktoi dëme në dhomën e motorrit dhe plagosi një anëtar të ekuipazhit, ndërsa manovronte për të dalë nga Ngushtica e Hormuzit”. Kështu njoftoi Qendra e Mbretërisë së Bashkuar për Operacione Tregtare Detare (UKMTO). Anëtarët e ekuipazhit po marrin ndihmë nga Roja Bregdetare e Omanit dhe, në këtë kohë, nuk janë raportuar ndikime mjedisore. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | I DËRGUARI PRESIDENCIAL XHERËD KASHNËR (JARED KUSHNER): TAKIM SHUMË I PËRZEMËRT ME HAMASIN; THANË GJËRAT E DUHURA; DO T’U JAPIM MUNDËSINË TË DEMONSTROJNË PUNËN E TYRE.
Jeruzalem, Izrael | “Hamasi tha gjërat e duhura, por padyshim është shumë, shumë e vështirë t'i besosh një organizate terroriste që kreu këto mizori të tmerrshme”. Kështu tha z. Xherëd Kashnër (Jared Kushner), i cili është i dërguari i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), në një intervistë me entin mediatik Faks Njuz (Fox News) nga Jeruzalemi, ku po zhvillon një sërë bisedimesh. “Patëm një takim shumë të përzemërt dhe ata thanë gjërat e duhura. Pra, ne do t'u japim atyre
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: HAPI I PARË NË RINDËRTIMIN E RRIPIT TË GAZËS TË JETË DORËZIMI I ARMËVE TË HAMASIT KOMANDANTIT TË FORCËS NDËRKOMBËTARE TË STABILIZIMIT PËR GAZËN.
Jeruzalem, Izrael | “Izraeli nuk beson se Hamasi do të dorëzojë armët, amerikanët pretendojnë se besojnë se kjo mund të ndodhë”. Kështu tha një burim për entin mediatik vendor “Channel 12”. “Ne i treguam Kashnërit (Kushner) se si, gjatë kësaj periudhe, nuk ka pasur asnjë proces të vërtetë të çarmatosjes së Hamasit. Ne gjithashtu i treguam atij informacion mbi financimin turk të Hamasit”, tha burimi. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bordit të Paqes dhe të dërguarin e ShBA-ë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


