top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE UA DRODHI MËSIMEVE TË FIDEL KASTROS DHE TË MARKSIZËM-LENINIZMIT; U BËRI FTESË ARMIQVE POLITIKË TË ARRATISUR NË SHBA-ës TË INVESTOJNË NË SEKTORIN PRIVAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Kuba do t'u lejojë qytetarëve të saj që banojnë jashtë vendit të investojnë në sektorin privat”.


Kështu tha Zv/Kryeministri dhe stërnipi i ish-diktatorit Fidel Kastro, z. Oskar (Óscar) Perez-Oliva - në një intervistë me entin mediatik amerikan “NBC”, duke parashikuar që masa të prezantohet në një ngjarje zyrtare së bashku me strategjinë ekonomike të qeverisë për të adresuar krizën serioze që po prek vendin.


Ky është njoftimi i parë i madh pas konfirmimit nga Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) të negociatave me Shtetet e Bashkuara, të cilat, janë cituar vazhdimisht nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe deri më tani janë mohuar nga Havana.


Rifillimi i dialogut vjen mes presionit nga Shtëpia e Bardhë, e cila, në javët e fundit ka vendosur kufizime të reja në furnizimet me naftë në ishull.


Zv/Kryeministri Perez-Oliva deklaroi se në këtë fazë të re, Kuba synon të ruajë një marrëdhënie tregtare fluide me kompanitë amerikane.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtëpia e komunitetit më të madh dhe më aktiv të kubanëve jashtë vendit, që tani shihet si një burim potencial kapitali dhe ekspertize për ekonominë e ishullit.


Qeveria komuniste synon të përfshijë mërgatën (diasporën) në zhvillimin e sektorit privat, i cili, shihet si thelbësor për rritjen e prodhimit dhe punësimit.


Kjo shkon përtej sferës tregtare. Kjo vlen edhe për investimet - jo vetëm për investimet e vogla, por edhe për investimet e mëdha, veçanërisht në infrastrukturë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page