top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SHTETET E BASHKUARA DO TA GODASIN FORT IRANIN SONTE DHE NESËR.
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara do ta godasin fort Iranin të hënën në mbrëmje dhe të martën”. Kështu i tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) prezantuesit konservator, juristit, analistit politik, moderatorit radioteleviziv Hju Hjuit (Hugh Hewitt) të “The Hugh Hewitt Show”. Kur u pyet për Memorandumin e Mirëkuptimit, presidenti Tramp (Trump) tha se ishte një provë për Iranin, të cilën Irani nuk e ka përmbushur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegraf
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) INFORMOI KONGRESIN SE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS JANË PËRSËRI NË LUFTË ME IRANIN.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e ka informuar zyrtarisht Kongresin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përsëri në luftë me Iranin. Në një letër të datës 10 korrik, të parë nga enti mediatik vendor “Politico”, presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se sulmet që filluan më 7 korrik përfaqësojnë veprim ushtarak në përputhje me përgjegjësinë time për të mbrojtur amerikanët dhe interesat e ShBA-ës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Nga z. Er
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SË SHPEJTI DO TË BOMBARDOJMË CENTRALIN BËRTHAMOR TË IRANIT NË MALIN PIKEKS (PICKAXE).
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), gjatë programit radiofonik “Hugh Hewitt Show”, paralajmëroi Iranin se Shtetet e Bashkuara do të bombardonin malin Pikeks (Pickaxe). Vendndodhja, e gjendur pranë impiantit të pasurimit të uraniumit në Natanz, i cili është dëmtuar rëndë në Iran, është shumë e fortifikuar dhe strehon dy komplekse tunelesh. Sipas ekspertëve, këto objekte janë përtej mundësisë së përdorimit të bombave më të fuqishme shpërthyese të bunke
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE: “AMERIKA NA MORI SHPIRTIN ME SANKSIONE POR NE BAR DO TË HAMË DHE NUK HEQIM DORË NGA PARIMET E REVOLUCIONIT MARKSIST-LENINIST”.
Havanë, Kubë | “Qeveria amerikane vazhdon të përshkallëzojë luftën e saj kundër popullit kuban, kushteve të tyre të jetesës dhe mjeteve të tyre të jetesës. Njoftimi i 13 korrikut për masa të mëtejshme shtrënguese është provë e qartë e qëllimit kriminal dhe gjenocidal me të cilin udhëheqësit amerikanë janë të vendosur të ndëshkojnë të gjithë popullsinë e vendit. Kuba nuk është kërcënim, bllokada është”. Kështu shkroi ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez në rrjetin shoqëror Iks (
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | BURSA E JORKUT TË RI: ÇMIMI I NAFTËS U RRIT ME 9.42%; SHKOI NË 78.14 $ PËR FUÇI.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Çmimet e naftës u ngritën ndjeshëm në Bursën e Jorkut të Ri (ShBA-ës njoftuan se do të rifillojnë bllokadën e porteve iraniane duke filluar nga 14 korriku). Aksionet u rritën me 9.42%, duke shkuar në 78.14 $ për fuçi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË MBAJ FJALIM DREJTUAR KOMBIT TË ENJTEN NË MBRËMJE.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), ka njoftuar se do t’i drejtohet kombit të enjten në orën 21:00 sipas kohës vendore (në orën 3:00 të mëngjesit sipas kohës shqiptare të premten). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SEKRETARI I SHTEIT MARKO (MARCO) RUBIO: GJYKATA NDËRKOMBËTARE PENALE DËSHIRON TË BËHET ARBITRI I PAPËRGJEGJSHËM I NJË LIGJI TË RI BOTËROR.
Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio ka nisur një sulm të ashpër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke e akuzuar atë se dëshiron të bëhet arbitri i papërgjegjshëm i një ligji të ri global. Në një video të postuar në mediat shoqërore, ai e akuzoi GJND-në se dëshiron të arrestojë qytetarët amerikanë sipas dëshirës dhe të kërcënojë sovranitetin amerikan, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'u mësojnë atyre kuptimin e plotë të ven
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PO MARRIM KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT; DO TË JEMI KUJDESTARË DHE DO TË RIMBURSOHEMI.
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara ndoshta do ta menaxhojnë Ngushticën. Nëse e trajtojmë, do t'i marrim paratë mbrapsht. Ne do të bëhemi rojet e Ngushticës dhe do të paguhemi për ta ruajtur atë”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në një intervistë me entin mediatik vendor “Fox”, duke shtuar se ShBA-ës po marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMPLOTISTËT E INTERNETIT THONË SE VDEKJA E SENATORIT LINDSEI (LINDSEY) GRAHAM ËSHTË VRASJE; KREMLINI OSE AJATOLLAHËT E TEHERANIT KANË DORË.
Uashington, Amerikë | Vdekja e papritur e senatorit veteran amerikan Lindsei (Lindsey) Graham ka ndezur dhjetëra teori konspiracioni në internet, me Iranin dhe Rusinë që janë bërë fokusi i thashethemeve. Zyrtarët thanë se republikani nga Karolina e Jugut vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur dhe se nuk kishte prova që e lidhnin vdekjen e tij me ndonjë faktor të jashtëm. Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Kongres, i cili u
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE (CENTCOM): PËRFUNDUAM RAUNDIN E TRETË TË SULMEVE KUNDËR IRANIT BRENDA NJË JAVE.
Uashington, Amerikë | “Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se përfundoi një raund të tretë sulmesh kundër Iranit këtë javë, më 11 korrik, duke i mbajtur forcat iraniane përgjegjëse për sulmin ndaj një anijeje tjetër tregtare në Ngushticën e Hormuzit”. Kështu u njoftua në faqen e internetit të komandës qendrore (Centcom). Forcat amerikane goditën afërsisht 140 objektiva ushtarake iraniane me municione të lëshuara me precizion nga avionë luftarakë tokësor
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | BURSA E JORKUT TË RI: ÇMIMET E NAFTËS U RRITËN.
Bursa e Jorkut të Ri, Amerikë | Çmimet e naftës u hapën ndjeshëm më lart sot, pas një fundjave të shënuar nga sulmet e ShBA-ës ndaj Iranit dhe njoftimit të Teheranit se po mbyllte Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore strategjike për tregtinë globale të hidrokarbureve. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent për dorëzimin e shtatorit, referenca ndërkombëtare, u rrit me 3.75%, duke shkuar në 78.86 $ për fuçi përpara se të hapeshin tregjet financiare aziatike. Çmimi i naftës bruto
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE: NISËN SULME TË REJA KUNDËR IRANIT.
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme të mëtejshme kundër Iranit për të dobësuar aftësinë e tij për të sulmuar anijet tregtare dhe civile në Ngushticën e Hormuzit”. Kështu njoftoi komanda qendrore e ShBA-ës, duke shtuar se sulmet nisën në orën 23:00 sipas kohës shqiptare. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


