top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | KOMPLOTISTËT E INTERNETIT THONË SE VDEKJA E SENATORIT LINDSEI (LINDSEY) GRAHAM ËSHTË VRASJE; KREMLINI OSE AJATOLLAHËT E TEHERANIT KANË DORË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 13
4 min read

Uashington, Amerikë | Vdekja e papritur e senatorit veteran amerikan Lindsei (Lindsey) Graham ka ndezur dhjetëra teori konspiracioni në internet, me Iranin dhe Rusinë që janë bërë fokusi i thashethemeve.


Zyrtarët thanë se republikani nga Karolina e Jugut vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur dhe se nuk kishte prova që e lidhnin vdekjen e tij me ndonjë faktor të jashtëm.


Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Kongres, i cili udhëtoi nëpër botë për të avokuar për një politikë të jashtme më agresive të ShBA-ës, vdiq nga një aneurizëm i këputur i aortës, sipas një raporti paraprak të mjekut ligjor të publikuar nga zyra e tij.


Shkaku zyrtar i vdekjes do të përcaktohet pas ekzaminimeve toksikologjike dhe mikroskopike.


Megjithatë, vizita e fundit e tij në Ukrainë, shtytja e tij për sanksione të reja kundër Rusisë, mbështetja e tij e hershme për një politikë të ashpër kundër Iranit dhe raportet për kërcënimet e fundit nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit i kanë bërë përdoruesit dhe komentuesit e mediave shoqërore të pyesin veten nëse ka diçka më shumë pas vdekjes së tij.


Ndërsa perspektiva ruse dominon debatin, një valë e dytë e teorive të konspiracionit është qartësisht e fokusuar te Irani.


Ai ishte padyshim skifteri më i zëshëm anti-Iran në Kepitol (Capitol) Hill.


Ai kaloi dekada duke mbrojtur izolimin e plotë të Teheranit, duke nxitur vazhdimisht veprime ushtarake për të çmontuar programet e tij të raketave balistike dhe ato bërthamore, dhe duke brohoritur me zë të lartë sulmet e administratës Tramp (Trump) ndaj objekteve bërthamore iraniane.


Televizioni shtetëror iranian njoftoi vdekjen e tij me një ton haptazi festiv, duke e përshkruar atë si një senator amerikan luftënxitës dhe anti-iranian dhe duke e uruar Iranin për vdekjen e tij.


Komentuesja konservatore Lora Lumër (Laura Loomer) ishte ndër ata që ngritën pyetje në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.


Në një postim në rrjetin shqoëror Iks (X), ajo shkroi se senatori thuhet se ishte kërcënuar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit disa ditë më parë dhe vuri në dyshim nëse ai mund të ishte helmuar nga një kundërshtar i huaj gjatë vizitës së tij jashtë vendit apo pas kthimit në Shtetet e Bashkuara.


Ajo gjithashtu bëri thirrje për një hetim mbi vdekjen, duke pyetur se çfarë nënkuptonin zyrtarët duke e përshkruar atë si një sëmundje të shkurtër dhe të papritur dhe nëse duhet të merret në konsideratë mundësia e helmimit.


Autori amerikan Rabi Smolli (Rabbi Smalley) reagoi gjithashtu ndaj vdekjes së tij në mediat shoqërore virtuale.


“Unë nuk jam teoricien konspiracioni. Por vdekja e armikut më të madh të Iranit dhe Rusisë, Lindsei Graham-it të madh, një ditë pas kthimit nga Ukraina, është e tmerrshme”, shkroi ai.


Afati kohor që çoi në vdekjen e tij shërben si karburanti kryesor për teoritë në zhvillim e sipër të përqendruara në Kremlin.


Vetëm disa orë para urgjencës së tij fatale mjekësore, senatori Graham ishte kthyer nga një vizitë e profilit të lartë në Kiev (udhëtimi i tij i dhjetë në Ukrainë që nga pushtimi i plotë në vitin 2022).


Ditë më parë, ai kishte njoftuar përparim me administratën Tramp (Trump) në një paketë sanksionesh që synonin Rusinë, duke forcuar reputacionin e tij si një nga kritikët më të zëshëm të Moskës nga Kongresi.


Vdekja e tij nxiti gjithashtu spekulime në qarqet mediatike, me disa komentues që theksuan atë që e përshkruan si historia e dokumentuar mirë e Rusisë për përdorimin e agjentëve nervorë të specializuar dhe helmeve radioaktive kundër kundërshtarëve.


Ata argumentuan se shtytja agresive e senatorit për sanksione më të ashpra dhe politikë të ashpër ndaj Moskës mund ta ketë bërë atë një objektiv të mundshëm për hakmarrje të supozuar shtetërore.


Përtej Ukrainës, senatori Graham mbeti një nga mbështetësit më të fortë të NATO-s dhe bashkëpunimit transatlantik në Uashington.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përshkroi atë si një mbështetës të fortë të Amerikës, i cili besonte thellësisht në aleancë dhe punonte për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.


Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu vlerësoi angazhimin e tij të palëkundur ndaj aleancës.


Senatori Graham, një republikan i shquar nga Karolina e Jugut dhe një ish-avokat i Forcave Ajrore që shërbeu në Kongres për më shumë se tre dekada, kishte mbushur 71 vjeç vetëm dy ditë para se të vdiste të shtunën në mbrëmje.


Zyra e tij fillimisht tha se ai kishte vuajtur nga një sëmundje e shkurtër dhe e papritur.


Presidenti Danlld Tramp (Donald TrumP) urdhëroi që flamujt në të gjithë vendin të uleshin në gjysmë shtizë deri të shtunën në mbrëmje.


Një avokat i njohur i politikës së jashtme, senatori Graham ishte një nga figurat më me ndikim në Uashington në çështjet ndërkombëtare, duke e këshilluar presidentin Tramp (Trump) për çështje që përfshijnë luftën me Iranin dhe Rusinë.


Të premten, ai njoftoi një marrëveshje me administratën Tramp (Trump) për të çuar përpara një paketë sanksionesh kundër Rusisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page