top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE (CENTCOM): PËRFUNDUAM RAUNDIN E TRETË TË SULMEVE KUNDËR IRANIT BRENDA NJË JAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se përfundoi një raund të tretë sulmesh kundër Iranit këtë javë, më 11 korrik, duke i mbajtur forcat iraniane përgjegjëse për sulmin ndaj një anijeje tjetër tregtare në Ngushticën e Hormuzit”.


Kështu u njoftua në faqen e internetit të komandës qendrore (Centcom).


Forcat amerikane goditën afërsisht 140 objektiva ushtarake iraniane me municione të lëshuara me precizion nga avionë luftarakë tokësorë dhe detarë, dronë dhe anije detare.


Objektivat përfshinin vende raketash dhe dronësh iranianë, aftësi detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe poste mbikëqyrjeje bregdetare.


Gjatë tre netëve sulmesh këtë javë Centcom-i goditi mbi 300 objektiva që synonin dobësimin e aftësisë së Iranit për të sulmuar detarët civilë dhe anijet tregtare që kalonin lirshëm Ngushticën.


Tranziti i anijeve tregtare përmes këtij korridori jetësor ndërkombëtar detar vazhdon i pandërprerë.


Që nga fillimi i majit, forcat amerikane kanë ndihmuar në lehtësimin e tranzitit të mbi 800 anijeve tregtare dhe 400 milionë fuçive naftë të papërpunuar përmes Ngushticës së Hormuzit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page