SHBA-ës | BURSA E JORKUT TË RI: ÇMIMET E NAFTËS U RRITËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 minutes ago
- 1 min read
Bursa e Jorkut të Ri, Amerikë | Çmimet e naftës u hapën ndjeshëm më lart sot, pas një fundjave të shënuar nga sulmet e ShBA-ës ndaj Iranit dhe njoftimit të Teheranit se po mbyllte Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore strategjike për tregtinë globale të hidrokarbureve.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent për dorëzimin e shtatorit, referenca ndërkombëtare, u rrit me 3.75%, duke shkuar në 78.86 $ për fuçi përpara se të hapeshin tregjet financiare aziatike.
Çmimi i naftës bruto West Texas Intermediate për dorëzimin në muajin gusht u rrit me 3.65%, duke shkuar në 74.02 $ për fuçi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










