top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


KRYQI I KUQ: NUMRI I TË VDEKURVE NË NIGERI SHKOI NË 162 | QEVERIA FAJËSOI PËR SULMIN CELULAT TERRORISTE.
Jos, Kuara (Kwara) | Një zyrtar i Kryqit të Kuq tha se numri i të vdekurve nga një sulm nga subjekte të armatosur në fshatin Uoro (Woro) në shtetin Kuara (Kwara), në Nigerinë perëndimore-qendrore, është rritur në 162. “ Sipas raportimeve, numri i të vdekurve tani është 162, ndërsa kërkimi për trupa të tjerë vazhdon ”, tha Sekretari i Kryqit të Kuq, në shtetin Kuara (Kwara), Babaomo Aiodeji (Ayodeji). Më parë ai kishte raportuar më parë 67 vdekje. Qeveria e shtetit fajësoi për
Agjencia Telegrafike Vox


E VEJA E ISH-DIKTATORIT MUAMAR GADAFI U LARGUA NGA EGJIPTI PËR NË LIBI E SHOQËRUAR ME 12 ANËTARË TË FAMILJES SË SAJ (PAS VRASJES SË TË BIRIT SAIF AL-ISLAM GADDAFI).
Kairo, Egjipt | E veja e ish-diktatorit Muamar Gadafit, znj. Safia Farkash, u largua nga Kajro me familjen e saj për në Tripoli të Libisë, pas vdekjes së djalit të saj, Saif al-Islam Gaddafi, djalit të saj të madh. “ E veja e presidentit të ndjerë libian - raportoi një burim nga aeroporti - u largua me dymbëdhjetë anëtarë të familjes së saj, dukshëm e shqetësuar ”. “ Autoritetet e aeroportit të Kajros u ofruan atyre të gjithë ndihmën e nevojshme për të lehtësuar largimin e ty
Agjencia Telegrafike Vox


SAIF AL-ISLAM GADDAFI U VRA GJATË PËRLESHJEVE MIDIS MILICIVE NË | U QËLLUA NË KOPSHTIN E SHTËPISË SË TIJ.
Tripoli, Libi | “ Z. Saif al-Islam Gaddafi thuhet se u vra pas përleshjeve të ashpra që filluan herët këtë pasdite në zonën e Zintan-it ”. Kështu raporton enti mediatik “ Al Arabiya ”, duke cituar një burim të afërt me familjen Gaddafi, i cili, specifikoi se katër autorët e sulmit e plagosën rëndë; ndërsa ai ishte në kopshtin e shtëpisë së tij dhe u larguan shpejt nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit. Sipas të njëjtit burim, përleshjet e armatosura midis milicive vendore
Agjencia Telegrafike Vox


UNICEF: 35 MIJË PËRDHUNIME TË TË MITURVAVE NË REPUBLIKËN DEMOKRATIKE TË KONGOS DERI NË VITIN 2025; DHUNA SEKSUALE ËSHTË ENDEMIKE DHE SISTEMIKE NË RRITJE QË NGA VITI 2022.
Jorku i Ri, Amerikë | “ Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është endemike, sistemike dhe në rritje në të gjithë Republikën Demokratike të Kongos (RDK) ”. Kështu thuhet sipas një raporti të ri të UNICEF-it. Ndërsa konflikti mbetet një nxitës kryesor, raporti tregon se rastet e dokumentuara në komunitete në të gjitha provincat janë rritur ndjeshëm që nga viti 2022. Të dhënat kombëtare të mbledhura nga ofruesit e mbrojtjes dhe mbështetjes nga dhuna me bazë gjinore tregojnë se mbi 3500
Agjencia Telegrafike Vox


GUINE | UDHËHEQËSI USHTARAK I TRANZICIONIT TË PAS GRUSHTIT USHTARAK TË SHTETIT MAMADI DUMBUIA (DOUMBOUYA) DREJT POSTIT TË PRESIDENTIT.
Konakri, Guine | Guinea do të mbajë zgjedhjet presidenciale të dielën, më 28 dhjetor. Kjo shënon sfidën e parë të madhe politike për vendin e Afrikës Perëndimore që nga rrëzimi i presidentit të hershëm Alfa Konde (Alpha Condé), në muajin shtator të vitit 2021. Megjithatë, pas katër vitesh tranzicioni të qeverisur nga një juntë ushtarake që mori pushtetin nëpërmjet një grushti shteti, perspektiva e një votimi vërtet demokratik duket ende e largët. Trendi është gjithmonë i njëj
Agjencia Telegrafike Vox


ALGJERIA MIRATOI NJË LIGJ QË E SHPALL KRIM KOLONIZIMIN FRANCEZ NGA VITI 1830 DERI NË VITIN 1962.
Algjer, Algjeri | Parlamenti i Algjerisë miratoi të mërkurën unanimisht një projektligj që kriminalizon kolonizimin francez të Algjerisë nga viti 1830 deri në vitin 1962 dhe bën thirrje për kërkim falje dhe dëmshpërblime, një veprim që Franca e dënoi si armiqësor. Sipas agjencisë franceze të lajmeve “ Agence France-Presse ” (AFP), ligjvënësit qëndruan në sallë të veshur me shami me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe brohoritën “ Rroftë Algjeria ” ndërsa duartrokitën miratimin e
Agjencia Telegrafike Vox


ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE PËR MIGRACIONIN (IOM): GATI 1200 TË VDEKUR OSE TË ZHDUKUR NË MESDHEUN QENDROR DERI SOT.
Tripoli, Libi | “ Të paktën 1190 persona kanë vdekur ose janë të zhdukur në rrugën qendrore të Mesdheut që nga fillimi i vitit, deri më 20 dhjetor ”. Kjo u njoftua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi në përditësimin e saj të fundit të botuar në rrjetin social virtual Iks (X). Në të njëjtën periudhë, specifikon agjencia e OKB-së, 26635 migrantë u kapën në det dhe u kthyen në Libi, nga të cilët 23126 ishin burra, 2336 gra, 965 të mitur dhe 208 të dhënat e
Agjencia Telegrafike Vox


ALGJERI | NËNDETËSJA RUSE “KRASNODAR” U ANKORUA NË PORTIN E ALGJERIT PËR NDALESË KATËR-DITORE.
Algjer, Algjeri | “ Një njësi detare e Marinës Ruse, e përbërë nga nëndetësja Krasnodar dhe rimorkiatori i shpëtimit Altay, është ankoruar në portin e Algjerit për një ndalesë katër-ditore ”. Kështu tha Ministria e Mbrojtjes e Algjerisë dje në mbrëmje përmes kanaleve të saj zyrtare. Zbarkimi, vuri në dukje ministria, është pjesë e zbatimit të programit të bashkëpunimit ushtarak midis Algjerisë dhe Rusisë për vitin 2025. Gjatë ndalesës, të dyja palët zhvilluan diskutime të për
Agjencia Telegrafike Vox


SUDAN | SULM ME DRON MBI NJË ÇERDHE; 50 TË VDEKUR (MES TYRE 33 FËMIJË).
Kartum, Sudan | Një sulm me dron në qytetin Kalogi, në rajonin Kordofan të Sudanit, thuhet se goditi një çerdhe, duke vrarë të paktën 50 veta, përfshirë 33 fëmijë. Enti mediatik britanik “ BBC ” raportoi se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) - grupi paramilitar që lufton ushtrinë në luftën civile të Sudanit - janë akuzuar për sulmin nga një organizatë mjekësore, Rrjeti i Mjekëve Sudanezë dhe ushtria. RSF-ja, nga ana tjetër, akuzoi ushtrinë se të premten me një sulm me dron
Agjencia Telegrafike Vox


ALGJERI | UDHËHEQËSIT AFRIKANË U MBLODHËN PËR TË KËRKUAR NJOHJE DHE DËMSHPËRBLIME PËR KRIMET E EPOKËS KOLONIALE.
Algjer, Algjeri | Udhëheqësit afrikanë u mblodhën në Algjer të dielën për Konferencën mbi Krimet e Kolonializmit në Afrikë. Konferenca ishte një hap tjetër në planin e veprimit të Bashkimit Afrikan për të çuar përpara drejtësinë dhe dëmshpërblimet për afrikanët. Ministri i Punëve të Jashtme i Algjerisë, Ahmed Attaf, e hapi konferencën me një thirrje që udhëheqësit të ndjekin gjurmët e paraardhësve të tyre që rezistuan në epokën koloniale. Ai përshkroi fushat kryesore të fokus
Agjencia Telegrafike Vox


NAMIBI | KANDIDATI I QUAJTUR ADOLF HITLER PO RIKANDIDON NË ZGJEDHJET VENDORE.
Uind’hok (Windhoek), Namibi | Politikani namibian Adolf Hitler Uunona është gjithashtu midis kandidatëve që garojnë në zgjedhjet vendore të Namibisë që po mbahen sot. Z. Uunona, me moshë 59 vjeç, po kandidon për subjektin politik “ Swapo ” në zonën zgjedhore veriore të Ompundjas, ku ai ishte zgjedhur tashmë në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2020 me 85 përqind të votave. Parashikimet e hershme sugjerojnë se ai është në rrugën e duhur për të mbajtur pozicionin e tij. Pavarësish
Agjencia Telegrafike Vox


TUNIZI | TENSIONE TË FORTA DIPLOMATIKE MES TUNISIT DHE BASHKIMIT EVROPIAN; PRESIDENTI KAIS SAIED THIRRI AMBASADORIN E BASHKIMIT EVROPIAN NË TUNIS XHUZEPE (GIUSEPPE) PERRONE NË PALLATIN E KARTAGJENËS.
Tunis, Tunizi | “ Presidenti tunizian Kais Saied thirri Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tunis, Xhuzepe (Giuseppe) Perrone, në Pallatin e Kartagjenës për të shprehur protestën e tij të fortë kundër mosrespektimit të rregullave diplomatike dhe trajtimit të marrëdhënieve diplomatike jashtë kanaleve zyrtare të njohura në cilësinë e tij si Ambasador i Bashkimit Evropian në shtetin tunizian dhe institucionet e tij ”. Kjo është ajo që thuhet në një shënim nga presidenca tunizian
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page
___.png)

