top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E MAROKUT | TRUPAT E PARA USHTARAKE MAROKENE MBËRRITËN NË IZRAEL PËR FORCËN NDËRKOMBËTARE TË STABILIZIMIT NË RRIPIN E GAZËS.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 24
1 min read

Rabat, Mbretëria e Marokut | Përfaqësuesit e parë të Forcave të Armatosura Mbretërore Marokene (FAR) kanë mbërritur në selinë e udhëhequr nga ShBA-ës në Kiriat Gat, në Izrael, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për Rripin e Gazës.


Enti mediatik izraelit “Kan” raportoi se mbërritja e forcave të armatosura marokene është pjesë e fazës fillestare operative të ISF-së, e cila pritet të përfshijë afërsisht pesë (5) mijë trupa indoneziane, së bashku me kontingjente nga Kazakistani, Shqipëria, Kosova dhe Maroku.


ISF-ja është një mision shumëpalësh i krijuar në kuadër të Këshillit të Paqes të promovuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) shkurtin e kaluar.


Pjesëmarrja e Marokut në mision u njoftua më 19 shkurt në Uashington nga Ministri i Jashtëm maroken Nasser Burita (Bourita), i cili pohoi anëtarësimin e Mbretërisë në ISF, e cila është përgjegjëse për operacionet në Gazë.


Enti mediatik maroken “Yabiladi” raportoi se vendosja e kontingjentit të FAR u vonua me disa javë krahasuar me pritjet fillestare, të cilat tregonin një mbërritje të mundshme në Izrael që në maj.


Përveç pjesëmarrjes dhe kontributit ushtarak në strukturën komanduese të misionit, Maroku pritet gjithashtu të ngrejë një spital ushtarak fushor në Rripin e Gazës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page