top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIX-të: INTELIGJENCA ARTIFICIALE DUHET TË JETË NË SHËRBIM TË NJERIUT; ZHVILLONI SISTEME ETIKE QË NUK PËRDHOSIN DINJITETIN NJERËZOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Vatikan | Inteligjenca artificiale, si çdo shpikje njerëzore, lind nga aftësia krijuese që Zoti na ka besuar.


Kjo do të thotë që inovacioni teknologjik mund të jetë një formë pjesëmarrjeje në aktin hyjnor të krijimit.


Si i tillë, ai mbart një peshë etike dhe shpirtërore, pasi çdo zgjedhje dizajni shpreh një vizion të njerëzimit”.


Kjo është ajo që deklaroi Papa Leo XIV-të në një mesazh dërguar pjesëmarrësve në “Forumin e Ndërtuesve të IA-së 2025”, që u zhvillua në Universitetin Papnor Gregorian.


Prandaj, Kisha u bën thirrje të gjithë ndërtuesve të inteligjencës artificiale, të kultivojnë gjykimin moral si një pjesë themelore të punës së tyre, të zhvillojnë sisteme që pasqyrojnë drejtësi, solidaritet dhe respekt autentik për jetën.


Reflektimet tuaja gjatë këtyre dy ditëve, tregojnë se kjo punë nuk mund të kufizohet vetëm në laboratorët kërkimorë apo portofolet e investimeve.


Duhet të jetë një angazhim thellësisht kishtar.


Qoftë në hartimin e algoritmeve për arsimin katolik, mjeteve për kujdesin shëndetësor të dhembshur, apo platformave krijuese që tregojnë historinë e krishterë me të vërtetën dhe bukurinë; secili pjesëmarrës kontribuon në një mision të përbashkët; ta vërë teknologjinë në shërbim të ungjillëzimit dhe të zhvillimit integral të çdo personi.


Ky bashkëpunim ndërdisiplinor, mishëron‘dialogun midis besimit dhe arsyes, të ripërtërirë në epokën dixhitale dhe duke pohuar se inteligjenca, qoftë artificiale apo njerëzore, gjen kuptimin e saj më të plotë në dashuri, liri dhe marrëdhënie me Zotin”, tha Papa Leo XIV-të.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page