SISTEMI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE GEMINI HAKOI TRE KOMPANI.

Uashington, Amerikë | “Sistemi i inteligjencës artificiale Gemini i shoqërisë Google hyri në internet dhe në mënyrë autonome shkeli sisteme të shumta të kompanisë gjatë testeve të sigurisë kibernetike, incidenti i parë i tillë i gjigantit të teknologjisë pas shkeljeve të profilit të lartë që përfshinin OpenAI dhe Anthropic”.
Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Wall Street Journal” dhe enti mediatik britanik “Financial Times”.
Incidenti ndodhi në muajin maj dhe përfshiu tre kompani.
Shoqëria “Google” tha se nuk i zbuloi incidentet sepse masat e saj të sigurisë kishin funksionuar, ndryshe nga ato të konkurrentëve të saj.
Shkeljet ndodhën gjatë një serie ushtrimesh të kryera nga “Irregular”-i, një firmë e specializuar në sigurinë e IA-së që punon gjithashtu me “Anthropic”-un, “Meta”-n dhe “OpenAI”-n.
“Irregular”-i tha se kishte hartuar një seri testesh për një version të paspecifikuar të familjes së modeleve Gemini të shoqërisë “Google”, duke e ngarkuar atë me marrjen e të dhënave nga brenda kompanive të simuluara.
Sistemi nuk supozohej të kishte akses në internet.
Megjithatë, pasi u lidhën në internet, agjentët e Gemini ishin në gjendje të merrnin me mend ose të thyenin fjalëkalimet për tre kompani reale - të cilat ndanin të njëjtat emra si ato fiktive - dhe të depërtonin në sisteme.
Megjithatë, pasi agjentët e IA-së kuptuan se kompanitë ishin reale, ata ndaluan shkeljet.
“Ne u siguruam që të tre entitetet të informoheshin dhe punuam me partnerin tonë të trajnimit për ndryshimet që bënë në proceset e tyre të testimit”.
Kështu tha nënkryetarja e inxhinierisë së sigurisë në shoqërinë “Google”, Hithër (Heather) Adkins.
“Në të tre rastet, modeli u ndal. Këto ngjarje nxjerrin në pah rëndësinë e trajnimit të modeleve të fuqishme të IA-së për të vepruar me përgjegjësi”, - tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments