top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | MBI 100 EKSPERTË TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE THONË SE “ANTHROPIC”-u DHE “OPENAI” KANË NEVOJË PËR VLERËSUES TË PAVARUR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
4 hours ago
2 min read

Uashington, Amerikë | Anthropic”-u dhe “OpenAI”-u kanë nevojë për vlerësues të pavarur për sigurinë e sistemeve të tyre të IA-së.


Kështu u tha në një letër të hapur nga mbi 100 ekspertë të Inteligjencës Artificiale nga konsorciumi i Forumit të Vlerësuesve të IA-së.


Ne duam të tregojmë se ekziston një bazë e përbashkët e bazuar në parime themelore dhe se sigurimi i mbikëqyrjes së pavarur mund të jetë një mjet efektiv për menaxhimin e rreziqeve të inteligjencës artificiale në shkallë të gjerë”.


Kështu tha presidenti i konsorciumit Konrad Shtos (Conrad Stosz).


Grupi botoi një letër të hapur, të lëshuar ekskluzivisht për entin mediatik amerikan “Cnbc”.


Nënshkruesit përfshijnë udhëheqës të industrisë si Xhefri (Geoffrey) Hinton, një nga themeluesit e inteligjencës artificiale, dhe përfaqësues të institucioneve të tilla si universiteti “Johns Hopkins”, universiteti “Stanford” dhe organizata jofitimprurëse e vlerësimit “Metr”.


Qëllimi është të nxiten kompanitë që të sigurohen që vlerësuesit e jashtëm të kenë kushtet e nevojshme në aspektin e objektivitetit shkencor, transparencës, pavarësisë dhe mbrojtjeve të forta për të kryer punën e tyre në mënyrë efektive dhe të besueshme.


Komuniteti i ekspertëve të vlerësimit është vënë në qendër të vëmendjes pasi Drejtori Ekzekutiv i “Anthropic”-ut, Dario Amodei, hodhi idenë gjatë fundjavës për t'u dhënë disa prej tyre akses të ngjashëm me punonjësit në modelet kryesore të auditimit të gjeneratës së ardhshme dhe proceset e tyre të zhvillimit.


Mes debatit të nxehtë këtë javë mbi zhvillimin e shpejtë të kësaj teknologjie, disa udhëheqës të industrisë i kanë kërkuar qeverisë amerikane të rregullojë zhvillimin e inteligjencës artificiale për të parandaluar që ajo të dalë jashtë kontrollit, ndërsa presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe ish-shefi i tij i inteligjencës artificiale, Dejvid Seks (David Sacks), i kanë kundërshtuar me forcë nisma të tilla.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page