ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE MARIA ZAKHAROVA: UDHËHEQËSIT E BASHKIMIT EVROPIAN QË MBËSHTESIN UKRAINËN JANË 7 XHUXHË MUTANTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Udhëheqësit e vendeve evropiane që vazhdojnë të mbështesin Kievin dhe nuk mbështesin kërkesat për zgjidhjen e konfliktit janë si xhuxhë mutantë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e bëri këtë deklaratë në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve “Tass” në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok.
Ajo po i referohej ish-ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl, e cila, në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve “Tass” i krahasoi udhëheqësit evropianë që morën pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) me shtatë xhuxhë.
“Shtatë xhuxhat e ndihmuan Borëbardhën dhe e mbështetën; ata sigurisht që nuk e kërcënuan dhe nuk do ta kishin sjellë atë shtrigën e frikshme që donte ta vriste Borëbardhën”, tha zëdhënësja Zakharova.
Duke folur në forumin ekonomik, zëdhënësja Zakharova më vonë deklaroi se qasja e Perëndimit për krijimin e fuqisë së butë përmes kulturës është thembra e Akilit.
“Hollywoodi krijon një imazh të caktuar të të ashtuquajturës jetë amerikane, ëndrrës amerikane. Por kjo është ajo që çoi në ideologjinë dhe formimin e ideologjisë së kulturës së anulimit”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments