ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE MARIA ZAKHAROVA: KOALICIONI I TË VULLNETSHMËVE DHE QEVERIA E KIEVIT PO FORMOJNË BOSHT LUFTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 22 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Duke komentuar rezultatet e samitit të së martës në Paris, Moska tha se deklaratat e reja militariste nga “Koalicioni i të Vullnetshmëve” dhe qeveria e Kievit tregojnë se këto vende po krijojnë një bosht të vërtetë lufte.
“Planet e pjesëmarrësve të saj po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme dhe shkatërruese për të ardhmen e kontinentit evropian dhe banorëve të tij”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Vendosja e forcave evropiane dhe krijimi i qendrave ushtarake evropiane në Ukrainë do të shihet nga Moska si një ndërhyrje e huaj dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për Rusinë, e cila, për këtë arsye do t'i shënjestrojë ato si objektiva legjitime ushtarake”, tha zëdhënsja Zakharova në lidhje me planet franko-britanike për një forcë shumëkombëshe në territorin ukrainas pas një armëpushimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments