ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: RUSIA GJITHMONË FAVORIZON NJË ZGJIDHJE ME DY SHTETE NË PALESTINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25
- 1 min read
Updated: Aug 10

Moskë, Federata Ruse | “Rusia gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete, izraelite dhe palestineze, për t'i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, e tha këtë, duke komentuar njoftimin e Presidentit francez Emanuel Makron për vendimin e tij për të njohur Shtetin e Palestinës.
“Ne po bazohemi - theksoi z. Peskov i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax - në të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ne besojmë se respektimi i rezolutave përkatëse është e vetmja rrugë e saktë në gjetjen e zgjidhjeve për situatën komplekse me të cilën përballet rajoni aktualisht.
Modeli i dy shteteve për zgjidhjen e Lindjes së Mesme është ajo që është diskutuar gjatë gjithë kohës dhe është e sanksionuar në dokumentet përkatëse.
Rusia e ka mbështetur gjithmonë këtë pikëpamje”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments