ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK DO TË FLASIM KURRË ME SHEFEN E POLITIKËS SË JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS; BASHKIMI EVROPIAN ËSHTË I PAAFTË PËR T’I DHËNË FUND KONFLIKTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 21 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Rusia nuk do të diskutojë kurrë asgjë me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, duke shpjeguar se ne nuk do të diskutojmë kurrë asgjë me të, ashtu siç Shtetet e Bashkuara nuk do të diskutojnë kurrë asgjë me të, dhe kjo është e qartë.
“Çfarë duhet bërë? Thjesht duhet të presim që ajo të japë dorëheqjen. Udhëheqja e Bashkimit Evropian përbëhet nga zyrtarë të paaftë për të parë drejt së ardhmes”, tha zëdhënësi Peskov - i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.
“Për fat të keq, ky është një degradim i politikanëve që janë aktualisht në pushtet. I gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare po vuan. Po, ata janë të paaftë.
Thelbi i zgjidhjes së konfliktit ukrainas qëndron në zbatimin e formulës së Enkrixhit (Anchorage) për zgjidhjen e çështjes territoriale”, tha ai (iu referua negociatave të fundit si një e rrugë e gjatë).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments