ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KA GARË TË RE ARMATIMESH ME SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox 
- 7 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, tha se nuk besonte që njoftimi i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për rifillimin e testeve bërthamore do të shkaktonte një garë të re armatimesh.
“Në fund të fundit, jo”, u përgjigj zëdhënësi Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”, kur u pyet për këtë çështje.
Zëdhënësi Peskov shtoi se Moska nuk ishte informuar nga Uashingtoni për rifillimin e testimeve dhe se rezervonte të drejtën për të vepruar bazuar në situatë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















































Comments