top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/PRESIDENTI I SHBA-ës J.D. VENS (VANCE) NË NJË INTERVISTË PËR TRANSMETUESIN TELEVIZIV FAKS NJUZ (FOX NEWS): MOSKA NUK MUND TË KËRKOJË TERRITORE QË NUK I KA MARRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Rusia nuk mund të presë të marrë territor që ende nuk e ka pushtuar”, tha zv/presidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance), në një intervistë me transmetuesin televiziv Faks Njuz (Fox News), duke shpjeguar se kërkesa për toka që ende nuk kontrollohen nga forcat ruse ishte pjesë e elementeve që ata përfshinë në planin fillestar të paqes.

 

Në intervistë, zv/presidenti Vens (Vance) përsëriti deklaratat që bëri të mërkurën në takimin e udhëheqësve të Mynihut në Uashington, ku tha se Moska po kërkonte shumë dhe ka të ngjarë të duhej të bënte lëshime.

 

Por, zv/presidenti Vens (Vance) shpjegoi se kërkesat tepër të larta të Kremlinit kanë kuptim sepse Rusia beson se mund ta fitojë luftën.

 

E dinim që oferta e parë ruse do të ishte e tepërt, e dinim që ata do të kërkonin më shumë sesa ishte e arsyeshme të jepnin, kështu funksionojnë shpesh negociatat”, tha ai.

 

Por kjo nuk është ajo që më shqetëson. Ajo që do të më shqetësonte është nëse do të arrinim në përfundimin se rusët nuk po negocionin me mirëbesim”, shtoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page