top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZHVILLIMET E FUNDIT NË LUFTËN MIDIS HAMASIT DHE IZRAELIT + TË TJERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 8, 2023
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | 1- Sekretari amerikan i Shtetit thotë se liderët izraelitë nuk kanë ndërmend të ripushtojnë Gazën pas luftës. 2- Sekretari amerikan i Shtetit thotë se vendi i tij po kërkon një zgjidhje që duhet të përfshijë qeverisjen e udhëhequr nga palestinezët dhe Gazën të bashkuar me Bregun Perëndimor, nën Autoritetin Palestinez, dhe duhet të përfshijë një mekanizëm të qëndrueshëm për rindërtimin në Gaza. 3- Enti mediatik Al-Jazeera raporton se dëshmitarët thonë se trupat izraelite janë tani rreth 700 metra larg spitalit Shifa, ku Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se qendra komanduese e Hamasit është e vendosur nën tokë. 4- Një zyrtar i Hamasit thotë se qeverisja e Gazës, ose e një pjese të tokës tonë, është një çështje palestineze, dhe asnjë forcë, nuk do të jetë në gjendje të imponojë vullnetin e saj, në përgjigje të deklaratës së SHBA-së, se organizata nuk ka të ardhme në qeverisjen e Gazës. 5- Ministri i Jashtëm i Japonisë thotë se vendet e G7 janë dakord që zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë për një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 6- Ohio ka votuar për të vendosur të drejtën e abortit në kushtetutën e shtetit. 7- Gazeta amerikane Uoll Strit Xhërnëll (Wall Street Journal) raporton se Shtetet e Bashkuara dhe NATO do të pezullojnë zyrtarisht pjesëmarrjen e tyre në një traktat të vitit 1990, që kufizoi numrin e forcave konvencionale në Evropë. 8- Ministria palestineze e shëndetësisë thotë se ushtria izraelite ka kryer një masakër në një sulm në lagjen Shujaiya. 9- Drejtori i spitalit indonezian raporton se Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) godet në afërsi të tij. 10- Mediat palestineze raportojnë se IDF po gjuan flakë në afërsi të spitalit Shifa. 11- Mjekët pa Kufij njoftojnë se një nga anëtarët e ekipit të saj në Gaza u vra nga një sulm ajror. 12- Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Këmellë Heris (Kamala Harris) i ka bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Netanjahu (Netanyahut) që të bëjë përgjegjës kolonët ekstremistë për akte të dhunshme në Bregun Perëndimor. 13- Presidenti amerikan Baidn (Biden) i kërkoi dje kryeministrit Netanjahu (Netanyahu) ndalimin e përkohshëm të luftimeve. 14- Kryeministri Netanjahu (Netanyahu) thotë se “nuk do të ketë hyrje të karburanteve apo punëtorëve, dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë. 15- Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) goditi një depo armësh të Hezbollahut në Libanin jugor. 16- Zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse ë Izraelit (IDF) thotë se mbi 14000 objektiva janë bombarduar në Gaza deri më tani. 17- Çmimet e naftës bien me mbi 4%. 18- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë thotë se Hamasi është ai që ka synime gjenocidale. 19- Zëdhënësi i Hamasit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të imponojnë zgjedhjet e tyre mbi popullin palestinez. 20- Sulmet ajrore të Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në rajone të shumta të Libanit jugor. 21- Zëdhënësi i SHBA thotë se Uashingtoni u ka theksuar zyrtarëve izraelitë nevojën për të respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare. 22- Policia ka arrestuar një burrë të armatosur me një AR-15 pranë Kapitolit të SHBA. 23- SHBA thotë se kundërshton riokupimin e Gazës nga Izraeli pas eliminimit të Hamasit. 24- Kryeministri Netanjahu (Netanyahu) thotë se Hezbollahu do të bëjë gabimin e jetës së tij, nëse i bashkohet luftës. 25- Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë thotë se 89 punonjës të saj janë vrarë që nga 7 tetori. 26- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se Gaza është baza më e madhe e terrorit që njerëzimi ka ndërtuar ndonjëherë. 27- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se nuk kemi interes në luftë me Hezbollahun. 28- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se po bëhet përparim 'në zemër të qytetit të Gazës, dhe shton se lideri i Hamasit në Gaza, Jahja Sinuar (Yahya Sinwar), është i izoluar në bunkerin e tij. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page