YZBERISH: ANITA QOSJA DENONCON ZHDUKJES E SË BIJËS 20-VJEÇARE | DYSHON SE IA KANË RRËMBYER: KËRKON NDIHMËN E PUBLIKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27, 2024
- 1 min read
Yzberish, Tiranë | Znj. Anita Qosja, denoncoi zhdukjen e së bijës, me moshë 20 vjeçe.
20-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit.
Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga e ëma ditën e djeshme.
“Goca në 11.00 doli nga shtëpia për të marrë vajzën tjetër që është në klasë të parë. E bënte përditë. Dhe nuk e di a shkoi në shkollë, veç kur u kthye vajza dhe më tha ‘mami na hap derën se nuk është motra këtu’. E kam denoncuar dhe nuk kam marrë asnjë informacion. Nuk di asgjë. Policia më tha që tek shkolla nuk ka kamera, ndërkohë që kishte kamera. Të më ndihmojnë”, tha znj. Qosja, në një prononcim mediatik.
Njoftim | Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja A. Q., e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja A. Q., 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.
Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments