VRASËSI I KAMORRËS DILOMOHET NË BURG DHE ISLAMIZOHET | RRËFEN VRASJET NË TEZËN E DIPLOMËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 5, 2023
- 2 min read

Katanxaro, Itali | Një vrasës i Kamorrës, z. Katelo Romano (Catello Romano), i cili, ishte tashmë në burg për vrasjen e këshilltarit të qytetit z. Luixhi Tomasino (Luigi Tommasino), vrasje e ndodhur në vitin 2009, në Kastelmare di Stabia (Castellamare di Stabia), u diplomua në burg, dhe në tezën e tij rrëfeu dy vrasje të tjera. “Unë jam 33 vjeç dhe kam 14 vite në burg pandërprerë. Kam kryer krime të tmerrshme dhe jam dënuar për disa vrasje, që i kam kryer për Kamorrën. Ajo që vijon është historia ime kriminale”, deklaroi z. Romano në tezën e diskutuar në burgun Katanxaros (Catanzaro), me titull “Magjepsja kriminale”. Ndër faqe, ai rrëfeu vrasjen e dyfishtë të z. Karmine D’Antuono (Carmine D'Antuono), dhe të z. Federiko Donaruma (Federico Donnarumma), të vrarë më 28 tetor 2008: “Ngjarja më e dhunshme, traumatike, e pariparueshme e jetës sime”, shkruan ai, duke thënë se z. Donaruma nuk duhej të vritej. “Nuk e di pse, nuk e kuptova dhe nuk e kuptoj akoma, por e qëllova edhe atë.” Z. Katelo Romano (Catello Romano) ka ndërmarrë një rrugë fetare vitet e fundit, duke u konvertuar në fenë islame. Në kohën e vrasjes së z. Tomasino (Tommasino), z. Romano ishte pjesë e një komandoje të drejtuar nga z. Renato Kavaliere (Renato Cavaliere), i cili, qëlloi një breshëri të shtënash në drejtim të politikanit. Z. Tommasino, në fakt, njihte disa elementë të spikatur kamorrezë të Stabias, me të cilët, hamendësohet se kishte bërë marrëveshje, por nuk i mbajti premtimet e dhëna. “Krimi ushtron një magjepsje të thellë” ndaj të rinjve, duke arritur deri në “zëvendësimin e familjes së origjinës”, është teza e diskutuar nga z. Romano. Ish-anëtari i Kamorrës tregon për fëmijërinë e tij, duke shpjeguar se si fëmijë dëshironte të bëhej polic, një ëndërr që u shkatërrua kur pas ndarjes traumatike të prindërve u lidh me personazhe që “pushtonin” hapësirën e tij të brendshme. “Së pari profesori Rafaele Kutolo (Raffaele Cutolo), dhe më pas, z. Renato Kavalier (Renato Cavaliere), shoku i tij kriminel”. Tani, z. Romano dëshiron të fillojë përsëri “nga Katelloja që ishte përpara gjithçkaje që tha, dhe shpreson të mund të vendosë rregull, një herë e përgjithmonë, në jetën e tij.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

























Comments