top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VRASJA E ISH-PRESIDENTIT XHON F. KENEDI (JOHN F. KENNEDY) | DISA PAMJE FILMIKE MUND TË RIHAPIN ÇËSHTJEN E ASAJ Ç’KA NDODHI ME TË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 24 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Më shumë se gjashtëdhjetë vjet pas vrasjes së ish-Presidentit Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy), një film amator i xhiruar më 22 nëntor 1963, mund të vinte në pikëpyetje versionin zyrtar të ngjarjeve dhe të tregonte nëse kishte një sulmues të dytë përveç z. Li Harvei Osualld (Lee Harvey Oswald).


Sipas entit mediatik “New York Post”, është filmi 8 mm i bërë nga z. Orvaill Niks (Orville Nix) - një riparues i kondicionerëve nga Dallasi - i cili tregon zonën “grymn me bar” të Dillei Plaza (Dealey Plaza), e cila, ka qenë prej kohësh në qendër të spekulimeve rreth pranisë së një sulmuesi të dytë të mundshëm.


Z. Niks (Nix) vdiq në vitin 1972; mbesa e tij ka vazhduar betejën ligjore për të rimarrë pamjet filmike, të cilat, ajo beson se vlejnë më shumë se 900 milionë dollarë, pasi ato mund të jenë çelësi i zbulimit të një prej mbulimeve më të mëdha në histori.


Një gjykatës federal ka autorizuar vazhdimin e betejës ligjore për të sqaruar fatin e materialit - në posedim të federalëve - dhe për të vlerësuar botimin e tij të mundshëm.


Kamera e z. Niks (Nix) ishte drejtuar në kodrën famëkeqe me bar, vendi i saktë ku shumë dëshmitarë besonin se u kryen të shtënat që vranë ish-presidentin amerikan.


Teoricienët e konspiracionit kanë besuar prej kohësh se një person i dytë i armatosur ishte fshehur pas një gardhi në kodër.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page