VLORË | NJË I MITUR ME MOSHË 4 VJEÇ (NGA FSHATI PALASË) U KONSTATUA I VDEKUR NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një i mitur me moshë 4 vjeç, u konstatua i vdekur në spital.
Njoftim | U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments