LAGJJA “PAVARËSIA”; VLORË | FJODOR ZEQO U ARRESTUA; DORAS NË PLAGOSJEN ME THIKË TË ILIR SULOTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24
- 1 min read

Lagjja “Pavarësia”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fjodor Zeqo.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Ilir Suloti.
Njoftim | Rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi I. S., 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. Z., 48 vjeç.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments