VLORË | AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE EKZEKUTOI MASAT E SIGURIMIT VETJAK TË SHQIPTUARA NGA GJYKATA E POSAÇME (GJKKO) PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT DANIEL LISKENDAJ; ARTUR JANCAJ; AFRIM FERRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24
- 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë-Gjirokastër) ekzekutoi masat e sigurimit vetjak për punonjësit e Policisë së Shtetit si më poshtë vijon:
1- Z. Daniel Liskendaj, Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum.
2- Z. Artur Jancaj, Shef i Stacionit të Policisë Orikum.
3- Z. Afrim Ferra, Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum.
Njoftim | Vlorë - AMP ekzekuton masën e sigurisë ndaj 3 punonjësve të policisë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësve të policisë;
▶️ D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum;
▶️ A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum;
▶️ A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum;
të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.
Vijojnë hetimet pë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments