top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | AVOKATI KUJTIM CAKRANI U SULMUA FIZIKISHT; U DËRGUA NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
Z. Kujtim Cakrani
Z. Kujtim Cakrani

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Kujtim Cakrani, me profesion avokat, ra pre e dhunës fizike; si avokat, ai mbron (në raport me autoritetet e posaçme të Drejtësisë Penale) edhe ish-Presidentin e arrestuar të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta (Metaj).


Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët e kanë shtruar në repartin e kirurgjisë për trajtim të specializuar.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Njoftim | Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.


Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.


Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Deklaratë | “Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht.


Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti.


Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan.


Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.


Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, tha avokat Cakrani, në një prononcim mediatik.

Z. Kujtim Cakrani
Z. Kujtim Cakrani

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page