top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | VOTIMI PARLAMENTAR PËR PROJEKTLIGJIN E AMNISTISË PËR TË BURGOSURIT POLITIKË U SHTY; ÇAVISTO-KOMUNISTËT NUK E KANË ME QEF TË NXJERRIN NGA BURGJET KUNDËRSHTARËT POLITIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Parlamenti i Venezuelës ka shtyrë për të enjten seancën e planifikuar për votimin përfundimtar mbi ligjin e amnistisë për të burgosurit politikë, i planifikuar për nesër.


Kështu njoftoi Sekretari i Parlamentit, duke specifikuar se ende nuk është pohuar nëse masa do të përfshihet në rend të ditës.


Propozimi, i quajtur “Ligji i Amnistisë për Bashkëjetesë Demokratike”, u promovua nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez dhe parashikon amnisti për qytetarët e persekutuar për krime të motivuara politikisht, duke përjashtuar krimet e rënda si vrasja, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.


Projektligji ka kaluar tashmë një votim të parë unanim në një Asamble të kontrolluar nga Çavizmi në pushtet, por progresi i ligjit mbetet i bllokuar në polemika mbi lirimin e të burgosurve politikë.


Organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet opozitare po bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve për arsye politike, pavarësisht nëse miratohet ligji i amnistisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page