VENEZUELË | NUMRI I TË BURGOSURVE QË KANË VDEKUR NË BURGJE QË NGA FILLIMI I PRILLIT ËSHTË RRITUR NË 19.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 6
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Numri i të burgosurve që kanë vdekur në paraburgimin shtetëror në Venezuelë që nga fillimi i muajit prill është rritur në 19, pas vdekjes së z. Alberto Rafael Solarte Kabrera (Cabrera), i burgosur në Qendrën e Trajnimit të Njeriut të Ri “Doctor Francisco Delgado”, në ish-burgun El Marite, në shtetin e Zulias.
Raporti vjen nga Observatori i Burgjeve Venezueliane, i cili ia atribuon të dhënat krizës së vazhdueshme shëndetësore në sistemin e burgjeve të vendit.
Sipas organizatës, të burgosurit vazhdojnë të përballen me vonesa në qasjen (aksesin) në kujdesin mjekësor, mungesa të ilaçeve dhe vështirësi në transferimet në spital.
Observatori pohon se shumica e vdekjeve të regjistruara në burgjet e Venezuelës lidhen me mungesën e kujdesit shëndetësor në kohë dhe të përshtatshëm.
OJQ-ja ka bërë thirrje për një hetim të rastit Solarte Kabrera (Cabrera) dhe për masa urgjente për të adresuar atë që e quan një emergjencë shëndetësore në qendrat e paraburgimit.
Në ditët e fundit, Observatori raportoi se 181 të burgosur vdiqën në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të vendit në vitin 2025, shumica e të cilave ishin për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments