VENEZUELË | PASURIA MATERIALE E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST NIKOLAS (NICOLÁS) LLOGARITET NË 3.8 MILIARDË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 19 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Pas kapjes së diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist të Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, nga forcat e posaçme ushtarake amerikane më 3 janar 2026, interesi për pasurinë materiale të grumbulluar prej tij gjatë viteve është rritur.
Debati përfshin vlerën e avionëve privatë, bizhuterive dhe pronave të tjera, si dhe masat e marra nga autoritetet ndërkombëtare për të parandaluar arratisjen ose keqpërdorimin e tyre.
Sipas autoriteteve amerikane, asetet e tij janë të shpërndara në të gjithë botën, përfshirë edhe nëpërmjet personave të tjerë fasadë.
Organizatat ndërkombëtare si “Transparency Venezuela” vlerësojnë se pasuria e tij mund të arrijë në 3.8 miliardë $.
Kjo shifër është një vlerësim i përkohshëm i pasurisë së akumuluar gjatë më shumë se dy dekadave të kontrollit politik të Venezuelës.
Raportet e OJQ-ve dhe medias tregojnë se ai zotëron disa rezidenca në Maiemi (Miami), të vendosura në zona ekskluzive si “Coral Gables” dhe “Sunny Isles Beach”, si dhe vila në Republikën Dominikane.
Ato gjithashtu pretendojnë se presidenti venezuelian zotëron një sasi të madhe bizhuterish dhe është i lidhur me minierat e paligjshme të arit dhe aktivitete të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments