top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME E VENEZUELËS DELSI (DELCY) RODRIGUEZ I BËRI THIRRJE OKB-së TË VERIFIKOJË TË NDALUARIT E LIRUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, njoftoi se të hënën do të kontaktojë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, për të kërkuar një shqyrtim zyrtar të numrit të të ndaluarve të liruar në vend.


Do të kërkoj, nëpërmjet zyrës së tij, të rishikojë listat e të liruarve në Venezuelë”, tha Presidentja e përkohëshme Rodriguez (të premten, më 23 janar), gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionin shtetëror, “Venezolana de Televisión”.


Qeveria në Karakas, e cila më 8 janar njoftoi - nëpërmjet Kryetarit të Parlamentit Jorge Rodriguez, vëllait të presidentes së përkohshëme - lirimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve politikë, pretendon se ka liruar mbi 600 të burgosur deri më tani, përfshirë ata të liruar në dhjetor.


Megjithatë, kjo shifër është kundërshtuar nga shumë OJQ, duke filluar me Amnesty International dhe Observatorin e Burgjeve Venezueliane (OVP).


Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve “Efe”, OVP-ja mban numrin e vet të lirimeve të dokumentuara dhe vendos totalin në 171, një shifër më e lartë se ajo e treguar nga OJQ-ja “Foro Penal” dhe koalicioni opozitar “Platforma Unitare Demokratike”, të cilat, përkatësisht flasin për 154 dhe 170 të burgosur politikë të liruar që nga 8 janari.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page