top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELA DHE KOLUMBIA RANË DAKORD TË BASHKËPUNOJNË PËR TË LUFTUAR MAFIEN E DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Pas takimit me Presidentin kolumbian Gustavo Petro në Karakas, Presidentja e përkohshme e Venezuelës Delsi (Delcy) Rodriguez pohoi fillimin e një faze të re midis dy vendeve, me ndarjen e informacionit dhe burimeve të inteligjencës kundër krimit të organizuar të lidhur me ish-guerilasit ELN-it dhe FARC-ut përgjatë kufirit të gjerë të përbashkët.


Ne kishim rënë dakord për planet ushtarake”, tha Presidentja e përkohëshme Rodriguez, duke shtuar se një mekanizëm i përbashkët do të aktivizohej menjëherë, pa sqaruar nëse do të kishte veprime ushtarake në terren.


Presidenti kolumbian Petro foli për veprime ushtarake, policore dhe sociale për të goditur trafikun e drogës, trafikimin e paligjshëm dhe grupet e armatosura përgjatë më shumë se 2200 kilometrave kufi.


Njoftimi shënon një largim nga politikat e ish-qeverive të diktatorëve Hugo Çavez (Chávez) dhe Nikolas (Nicolás) Maduro, të cilët, janë akuzuar vazhdimisht për tolerimin e grupeve të parregullta në rajonin kufitar.


Në frontin e energjisë, Bogotaja do të furnizojë me energji elektrike Venezuelën perëndimore, e cila, po vuan nga racionimi i energjisë deri në tetë orë në ditë, ndërsa Karakasi planifikon të eksportojë gaz në Kolumbi dhe vende të tjera.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page