top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENECIA | NJË KOMPANI PUSHOI NGA PUNA TË GJITHË PUNONJËSIT (37 VETA); U ZËVENDËSUAN NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Vencia, Itali | InvestCloud Italy”, me seli në Marghera (Venecia), ka nisur procesin e shkarkimit kolektiv të 37 punonjësve të saj për shkak të mbylljes së zyrës së saj në Venecia, e vetmja në Itali.


Kështu raportoi enti mediatik “Gazeta Nuova di Venezia e Mestre”.


Kompania, aktive në sektorin e teknologjisë financiare, ia komunikoi vendimin e saj Federmeccanica-s, sindikatave dhe Confindustria Veneto Est, duke përmendur modelin e ri organizativ të grupit amerikan, bazuar në sisteme të integruara me inteligjencën artificiale, i cili nuk parashikon mirëmbajtjen e strukturave autonome vendore.


37 shkurtimet e vendeve të punës janë pjesë e një procesi transformimi brenda grupit “InvestCloud” të nisur gjatë 18 muajve të fundit.


Në letrën dërguar partnerëve socialë, kompania shpjegon se konfigurimi aktual i biznesit, i zhvilluar me kalimin e kohës sipas një modeli që është shumë i shpërndarë në vende të ndryshme anembanë botës dhe pjesërisht i bazuar në zgjidhje të adaptuara në nivel lokal, nuk është më i pajtueshëm me qëllimin e krijimit të një platforme teknologjike të integruar të përqendruar në zgjidhje të bazuara në inteligjencën artificiale.


Një takim i punëtorëve është planifikuar për ditët në vijim për të vlerësuar instrumentet rregullatore për të kundërshtuar vendimin, përfshirë edhe përmes komitetit të menaxhimit të krizave të Rajonit Veneto.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page