top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENDET E ULËTA: KREU I SPIUNAZHIT HOLLANDEZ U EMËRUA KRYEMINISTËR | QUHET DIK SHUF (DICK SCHOOF).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 28, 2024
  • 1 min read
ree

Amsterdam, Vendet e Ulëta | Ish-shefi holandez i inteligjencës Dik Shuf (Dick Schoof) është emëruar kryeministër nga koalicioni i ri qeverisës.

 

Këtë e kanë raportuar mediat holandeze.

 

Katër partitë qeverisëse, të udhëhequra nga e djathta ekstreme (PVV) e liderit nacionalist Geert Wilders, njoftuan një konferencë të përbashkët shtypi me z. Shuf (Schoof) sot pasdite.

 

Z. Shuf (Schoof), me moshë 67 vjeç, është aktualisht një zyrtar i lartë në Ministrinë Hollandeze të Drejtësisë, pasi ka drejtuar agjencinë e inteligjencës AIVD dhe agjencinë kundër terrorizmit NCTV për vite me rradhë.

 

Ai do të pasojë liberalin Mark Rutte, i cili qëndroi në detyrë për më shumë se trembëdhjetë vjet.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page